Sela rizgjidhet kryetar i ASh-së: Ky do të jetë mandati im i fundit

    Ziadin Sela është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Shqiptarët, në kongresin e sotëm të partisë që është mbajtur në Tetovë.

    Pas rizgjedhjes së tij për kryetar, në një deklaratë për media Sela tha se delegatët e partisë kanë vendosur që ai të jetë kryetar i partisë edhe për katër vitet e ardhshme, duke shtuar se nuk e ka shkelur statutin e partisë. Sela gjithashtu u përgjigj për pakënaqësitë brenda partisë, ku disa delegatë dolën kundër zgjidhjes së tij për kryetar partie, shkruan Nistori.

    “Askujt nuk ia kemi marrë të drejtën për të qenë pjesë e këtij kongresi, kam bërë thirrje që brenda partisë t’i kanalizojmë këto pakënaqësi. Nuk e kemi anatemuar askënd, të gjithë janë të mirëseardhur për të kontribuar brenda partisë. Nuk mund të themi se unë e kam shkelur statutin, e nga ana tjetër të bëjnë thirrje për ta shkelur të njëjtin”, tha mes tjerash Sela.

    I pyetur nga Nistori nëse në zgjedhjet e ardhshme do të pësojë humbje dhe nëse do të jep dorëheqje, ai u shpreh i bindur se Aleanca për Shqiptarët do të arrijë fitore, por duke shtuar se ky do të jetë mandati i tij i fundit si kryetar partie.

    “Ziadin Sela do të jetë edhe katër vite në krye të ASH-së sepse do t’i fitojmë zgjedhjet, ndërsa pas kësaj periudhe do të jem pjesë e saj ku do që ajo të jetë”, tha mes tjerash Sela.

    Ndërsa në lidhje me veprimet opozitare të partisë së tij, Sela tha se do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre, së bashku me partitë që ASH mendon se duhet të bashkëpunojë.

    Në kongresin e sotëm të ASH-së, nga 760 delegatë të pranishëm ishin 671.

    Ndryshe, në prag të kongresit të sotëm të ASH-së, disa delegatë të kësaj partie kanë dalë kundër rizgjedhjes së Ziadin Selës për kryetar partie. Përfaqësuesi i tyre, Latif Arifi dhe se Ziadin Sela e ka shkelur statutin e partisë me rikandidimin e tij për kryetar partie. Ai mes tjerash tha se do të kërkojnë demokratizimin e partisë në organet gjyqësore./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Anti-bixhoz” paralajmëron protestë para Qeverisë!

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut do të përballet me mungesë të drithërave, bujqit kërkojnë masa të menjëhershme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë