Ulet për dy denar çmimi i dizelit

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,41% në raport me vendimin e datës 12.9.2022.

    Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.

    Nga data 16.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)
    Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)
    Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 95,00 (denarë/litër)
    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,50 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU 51,473 (denarë/kilogram).

    Lajmi Paraprak

    Në Maqedoni nuk ka asnjë mekanizëm për të promovuar mosdiskriminimin dhe barazinë

    Lajmi i rradhës

    Në fund të shtatorit do të publikohet pakoja e re ndihmës për biznesin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë