Mariçiq: Ka një lloj krize në politikën e zgjerimit të BE-së

    Ka një krizë në politikën e zgjerimit të BE-së, e cila është mjaft evidente, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në emisionin “360 Gradë” në Alsat. Siç kujton ai, në mes të çdo zgjerimi të BE-së zakonisht kanë kaluar nëntë vjet dhe këtë vit nga ai i fundit kanë kaluar nëntë vjet, përcjell Nistori.

    “Në historinë e BE-së zakonisht kanë kaluar nëntë vite ndërmjet dy zgjerimeve. Nga zgjerimi i parë, në vitin ’73 e deri më sot, afërsisht nga çdo zgjerim kanë kaluar nëntë vjet. Ky vit është viti i nëntë i zgjerimit të fundit, me Kroacinë në vitin 2013 dhe ende nuk e kemi idenë se kur do të jetë e ardhmja. Vetë kjo tregon se ka një lloj krize në politikën e zgjerimit”, tha Mariçiq.

    Kur duhet të zbatohet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë

    Ne nuk kemi problem të përfshijmë ndonjë komunitet në Kushtetutë, por kërkesa e palës bullgare për përfshirjen e bullgarëve nuk duhet të jetë parakusht për fillimin e negociatave me BE-në, ka thënë zëvendës- kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiç. 

    “Ne e kemi thënë qartë se nuk kemi problem që asnjë komunitet të inkorporohet në Kushtetutë sepse tashmë kemi më shumë komunitete, ky është koncepti ynë. Megjithatë, ne besojmë se para fillimit të negociatave nuk është as e dobishme e as e mundur. Ne mbetemi të mendimit se ky proces duhet të përfundojë me anëtarësimin tonë në BE,” tha Mariçiq.

    A do kishte implikime të brendshme për ndarjen përfundimtare të Shqipërisë në integrimin evropian?

    “Mendoj se është më mirë të fillojmë negociatat së bashku, se jemi përgatitur bashkë me skriningjet shpjeguese dy-tre vjet më parë. Dhe mendoj se është më e mira për rajonin dhe për ne dhe për Shqipërinë që të fillojmë së bashku sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk do të komentoja implikimet e mëtejshme sepse ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë këtë qershor apo dhjetor. Interesi jonë është që të fillojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Mariçiq. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RMV, përdorim i vogël i gazit

    Lajmi i rradhës

    RMV shënon rënie të numrit të të punësuarve në industri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë