Mbeturuinat në Tetovë do t’i menaxhojë kompania sllovene

    Mbeturina në Tetovë * Arkiv

    Problemi me menaxhimin me mbeturinat në Tetovë dhe jo vetëm, ka bërë që komuna e Tetovës të nënshkruajë marrëveshje për Partneritet Publik Privat me një kompani nga Sllovenia e cila në të ardhmen do të merret me menaxhimin e mbeturinave. Komuna e Tetovës do të ketë 51 përqind pronësi në këtë ndërmarrja kurse koncesionerët 49 për qind. Para se komuna e Tetovës të ndërmarrë një hap të këtillë ka bërë edhe studim fizibiliti. Problemi kyresor sipas autoriteteve të komunës ka qenë gjendja e rëndë financiare në të cilën ka qenë Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë.

    “Në këtë rast është një kompani serioze nga Sllovenia me pronarë nga Austria. Do të merret me operativën, pra me grumbullimin dhe transportin e mbeturinave deri në vendgrumbullimin në Rusino. Dhënia në koncesion do të jetë për 15 vite. Krahas kësaj kemi pasur edhe një takim me një palë nga shteti i Zvicrës dhe unë i kam vendosur në kontakt këta dy palë, sepse njëra palë merret me menaxhimin e mbeturinave kurse pala tjetër merret me reciklimin e tyre. Nëse ata do të arrinë të bëjnë një dakordësi, unë mendoj se jo vetëm komuna e Tetovës por tërë rajoni i Pollogut do të zgjidhë problemin që dekada me rradhë nuk zgjidhet, pra problemin me mbeturinat.Sepse, sipas informacioneve, brenda ditës në Tetovë janë grumbulluar 25 ton me mbeturina”, deklaroi Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

    Me dhënien në koncesion të mbeturinave në komunën e Tetovës nuk do të rrezikohet vendi i punës së punëtorëve.

    “Ju e dini se ne Ndërmarrjen Publike Komunale e kemi ndarë edhe në dy ndërmarrje tjera, pra tash funksionojnë tre ndërmarrje. Me këtë rast, ndërmarrjet që janë themeluar sidomos Higjiena Komunale dhe Ndërmarrja për Kanalizim dhe Ujësjellës, janë përgatitur me dokumentacion që të funksionojnë me koncesionerët, por njëkohësisht të gjitha borxhet që i ka NPK-ja, nuk i kemi bartur tek ndërmarrjet e reja, që cilido ofertues më i volitshëm të merr në menaxhim mbeturinat, të ketë më lehtë të funksionojë. Me këtë edhe punëtorët që kanë qenë pjesë e NPK-së por në sektorin e higjienës komunale do të transferohen tek ndërmarrja e re dhe nuk do të jenë pa punë”, tha Durmishi.

    Qytetarët nga ana tjetër janë të revoltuar me gjendjen me mbeturinat në qytet. Ata ankohen se edhe vet bashkqytetarët e tyre nuk kujdesen për pastërtinë në qytet. Ndërmarrja Publike Komunale Tetova gjithnjë ka funksionuar me probleme.

    Shpesh herë punëtorët e kësaj ndërmarrje janë ankuar se kanë vonesa me pagat. Krahas kësaj menaxhimi me mbeturinat më tepër është vështirësuar gjatë periudhës së verës kur ka rritje enorme të sasisë së mbeturinave. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Rikthim i tërthortë i Gruevskit!  

    Lajmi i rradhës

    Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në Dibër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë