Mblodhi para për një djalë me aftësi ndryshe, arrestohet për mashtrim një serbe në Leposaviq

    Një grua (shtetase e Serbisë) është arrestuar nën dyshimin se duke mashtruar ka mbledhur një parash prej 1,000 euro në emër të djalit të një gruaje tjetër (e dëmtuara) i cili është me nevoja të veçanta pa dëshirën dhe pëlqimin e saj.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:45, në Leshak të Leposaviqit.

    Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

    “Më 22.12.2023 është arrestuar e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë nën dyshimin se e njëjta duke mashtruar ka mbledhur një shumë parash prej 1,000 euro në emër të djalit të  dëmtuarës me nevoja të veçanta pa dëshirën- pëlqimin saj-viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Lajmi Paraprak

    Si të veproni kur fëmija kërkon t’i blini diçka “të cilën e kanë të gjithë”

    Lajmi i rradhës

    Rrjetet sociale, si droga – Probleme me ankthin, depresion dhe obezitetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë