Mediat ndërkombëtare jehonë krizës energjitike në Shqipëri: Qeveria ka urdhëruar fikjen e dritave në rrugë dhe ndërtesat publike

    Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë masave të marra nga qeveria shqiptare në lidhje me menaxhimin e krizës energjitike.

    Reuters shkruan se Shqipëria ka urdhëruar të gjitha qytetet të fikin dritat në ndërtesat publike dhe në rrugë kur është e nevojshme, dhe shkak për këtë është bërë një krizë energjetike e shkaktuar nga thatësira dhe rritjet e çmimeve të energjisë.

    “Ndërmarrja shtetërore e energjisë KESH e vendit ndaloi të dielën 11 nga 13 turbinat e energjisë elektrike në hidrocentralet pasi mungesa e ujit e detyroi Shqipërinë të importonte pjesën më të madhe të energjisë elektrike nga jashtë vendit.

    Shqipëria po përpiqet të diversifikojë prodhimin e saj të energjisë duke lëshuar leje për kompanitë e erës dhe diellit në mënyrë që t’i japë fund varësisë së saj totale nga hidrocentralet. Vendi me 2.8 milionë banorë nuk ka të instaluar prodhimin e energjisë elektrike nga karburantet fosile.

    Por si vendet e tjera europiane, Shqipëria është përballur me një krizë që nga viti i kaluar kur çmimet u rritën deri në pesë herë.

    I gjithë prodhimi i brendshëm i energjisë elektrike në Shqipëri varet nga hidrocentrali dhe mungesa e reshjeve muajt e fundit dhe përdorimi i tepërt i rezervave të saj ujore kanë përkeqësuar një situatë tashmë të keqe.

    Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur më tej çmimet e energjisë dhe qeveria shqiptare në Tiranë tha se çmimet mund të shkojnë deri në 1000 euro për MWh.

    “Nuk do të ketë reshje shiu në dy javët e ardhshme dhe gjërat vetëm sa po përkeqësohen, prandaj duhet të mbështetemi te importet”, tha të dielën ministrja e Energjisë, Belinda Balluku”, shkruan Reuters.

    Lajmi Paraprak

    Regjistrimi i popullsisë, Grubi: Shqiptarët do të dalin aq sa janë

    Lajmi i rradhës

    Paratë ruse të ngrira nga sanksionet, të përdoren për riparimin e dëmeve nga lufta në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë