Mexhiti: Ali Ahmeti jep gjithçka për të mbijetuar politikisht

    Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se elektorati i Aleancës për Shqiptarët është opozitar dhe se ASH-ja duhet ta kuptojë këtë dhe të bëhet pjesë e opozitës shqiptare. Mexhiti thotë se ASh hyri në Qeveri me pretekstin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa në resorin që drejtojnë ata, Mexhiti thotë se u bënë ndryshimet e Kodit Penal, njofton TV21, përcjell Nistori.

    “Mendoj se do të dinë ta dëgjojnë elektoratin dhe strukturat e tyre, përndryshe do të shkojnë dëm si subjekt për shkak se preteksti i fundit ishte që kanë hyrë në Qeveri për t’i bërë ndryshimet kushtetuese dhe nuk po ndodhin ndryshimet kushtetuese, por në resorin e tij ndodh ndryshimi i Kodit Penal që ia fal veprat Nikolla Gruevski, Mijallkovit dhe krejt të tjerët”, tha Mexhiti.

    Kryeministri i parë shqiptar nga ASh-ja? Mexhiti: Ali Ahmeti jep gjithçka për të mbijetuar politikisht

    I pyetur mbi mundësinë që Ali Ahmeti postin e kryeministrit të parë shqiptar në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë t’ia jep Aleancës për Shqiptarët, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se BDI në krye me Ahmetin janë të gatshëm të japin gjithçka vetëm për të mbijetuar politikisht.

    “Këtë nuk e shoh ndryshe ku z.Ahmeti dhe BDI janë në gjendje gjithçka të japin, vetëm për të mbijetuar politikisht. Kur janë në gjendje dmth të bashkëpunojnë dhe shpresën ta shohin te Gruevski, nuk më habisin aspak këto akrobacione tjera politike”. theksoi Mexhiti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë bën Qendra Humanitare Serbo-Ruse?

    Lajmi i rradhës

    Raporti i KE-së për RMV: rekomandimet e antikorrupsionit nuk zbatohen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë