Mexhiti: ekziston mundësia që Sela t’i bashkohet qeverisë, jemi në komunikim

    Izet Mexhiti / Fotografia: Nistori

    Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, deklaroi se ekziston mundësia që udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, t’i bashkohet qeverisë, duke shtuar se komunikimi për këtë çështje po zhvillohet në disa nivele. Në një paraqitje si i ftuar në TV 24, Mexhiti tha se dera për Selën është e hapur dhe se po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së tij në shumicën qeveritare, përcjell Nistori.

    “Ekziston mundësia që Ziadin Sela t’i bashkohet qeverisë. Dera është e hapur, ne po komunikojmë në nivele të ndryshme”, tha ai.

    Ai njoftoi se, në kuadër të rindërtimit të ardhshëm të qeverisë, priten ndryshime në resore, si dhe rotacione të kuadrove.

    Lidhur me zgjidhjet e mundshme kadrovike, Mexhiti tha se koalicioni VLEN nuk ka kundërshtim që zëvendëskryeministri përgjegjës për qeverisje të mirë, Arben Fetai, të mbetet pjesë e strukturave qeveritare.

    Sa i përket ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ai ishte më i rezervuar, megjithëse më herët kreu i Besës dhe bashkëkryetari i ardhshëm i VLEN-it, Bilall Kasami, kishte deklaruar se Limani nuk do të ishte pjesë e VLEN-it dhe as nuk do të merrte mbështetje për të qëndruar në postin ministror.

    Mexhiti bëri të ditur gjithashtu se, në kuadër të rindërtimit të qeverisë, do të ketë individë që nuk do të jenë pjesë e përbërjes së re qeveritare.

    “Do të ketë individë që do të jenë në ‘listën e zezë’ për pjesëmarrje në Qeveri, por tani për tani është shumë herët për të dhënë detaje, sepse ende nuk kemi biseduar me kryeministrin”, tha Mexhiti.

    Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se rindërtimi i Qeverisë pritet të ndodhë në fund të majit ose në fillim të qershorit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria firmos me ShBA-në marrëveshje për gazin në vlerë prej 6 miliardë dollarësh

    Lajmi i rradhës

    Hekurudhat në Maqedoninë e Veriut me modernizim të vonuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë