Mexhiti mbledh nënshkrimet për formimin e partisë

    Izet Mexhiti në afat rekord ka mbledhur nënshkrimet e duhura për të formuar partinë e re të cilën do ta quaj, Lëvizja Demokratike. Në njoftim për mediat, nga Lëvizja thonë se janë dashur vetëm tre orë që “qindra bashkëmendimtarë të Izet Mexhitit të mblidhen në zyrat e noterëve për të dhënë firmën e tyre për Lëvizjen”.

    Me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme, vijojnë procedurat për regjistrimin e partisë, ndërsa më datën 13 Gusht, në ditën e Marrëveshjes së Ohrit, është paralajmëruar edhe promovimi i saj. Mexhiti po ashtu ka theksuar se sot do të takohet edhe me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, në suaza të bashkëpunimit si front opozitar. Mexhiti theksoi se në takime bisedohet për parimet e bashkëpunimit, përputhjen e platformave si dhe listat e përbashkëta për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme më së shumti e vizitojnë Kuvendin

    Lajmi i rradhës

    Pak sheqer dhe shumë antioksidantë – Mjedrat për diabetin, trurin dhe peshën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë