Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme më së shumti e vizitojnë Kuvendin

    Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme janë vizitorët më të shpeshtë të ndërtesës së Kuvendit në kuadër të vizitave të organizuara që i organizon Instituti Parlamentar.

    Gjatë vitit akademik 2022/2023, gjegjësisht nga një shtatori deri më 14 qershor gjatë vizitave të organizuara,  Kuvendin e kanë vizituar 9.882 persona, prej të cilave pjesa më e madhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.

    Nëpërmjet vizitës së organizuar në pjesën solemne të Kuvendit, të shoqëruar nga një guidë profesionale, nxënësit kanë mundësi të njihen me historinë e ndërtesës, ambientet e brendshme dhe sallat më përfaqësuese, si dhe organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni.

    Nga Instituti Parlamentar theksojnë se numri më i madh i vizitorëve janë një sinjal i fuqishëm për përpjekjet e Kuvendit për promovimin e kulturës së hapur të pushtetit legjislativ, veçanërisht te të rinjtë.

    Lajmi Paraprak

    OLAF kërkon që Maqedonia të kthejë 660 mijë euro për shkak të keqpërdorimit të fondeve IPA

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti mbledh nënshkrimet për formimin e partisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë