Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot është përgjigjur lidhur me pretendimet e ministrit Igor Filkov për rishikimin e badenterit.
Mickoski thotë se Badenteri është pjesë e Marrëveshjes Kornizë dhe nuk preket dhe se kjo është temë e mbyllur.
“Kjo është e drejtë juridike e Marrëveshjes Kornizë, ndërsa Marrëveshja Kornizë është pjesë e Kushtetutës, Marrëveshja Kornizë është përmbushur në tërësi, dhe kjo është një temë e mbyllur.
Ajo çka përbënte problem ishte balancuesi. Ju e dini se kemi propozuar ligj për përfaqësim të drejtë, e cila përveç përfaqësimit etnik do të ketë edhe elemente të cilat do të vlerësohet sipas cilësisë”, tha Mickoski.
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov nga radhët e ZNAM më herët deklaroi se Badenteri duhet rishikuar, në mënyrë që vendi të ecë përpara.
Lëvizja ZNAM ka aktualisht dy ministri në qeverinë me VMRO dhe VLEN dhe dy zv.ministri ndërkohë që në fushatën për zgjedhjet lokale, synon që në Kumanovë vetë kreu aktual i partisë të rikandidojë për Kumanovën, ndërsa të ketë edhe një kandidat në komunën Qendër.
Gjuha monoetnike dhe ngacmuese ndaj parimeve, vlerave dhe frymës së kushtetutës prek edhe shqiptarët, nga të cilët Dimitriesvki pret se do ta votojnë.






