VMRO-DPMNE-ja konsideron se regjistrimi, rezultatet e të cilit janë prezantuar sot, është jo i plotë për shkak të të dhënave të nxjerra se 7,2 për qind e qytetarëve nuk janë regjistruar, ndërsa të dhënat janë marrë nga baza, pa me këtë rast të definohet përkatësia e tyre etnike. Regjistrimi, konsiderojnë nga partia është dështues, për shkak të numrave alarmante për zhvendosje nga shteti.
“VMRO-DPMNE-ja duke konsideruar se ky regjistrim është i pakompletuar obligohet për ndryshimin e pushtetit që të zbatojë regjistrim të pastër elektronik sipas të gjitha standardeve të cilat mund të jenë edhe të kompletuar, të besueshëm dhe të mos i ketë mangësitë të cilat i kanë këtë numra nga regjistrimi. Regjistrimi kështu siç është në Republikën e Maqedonisë së Veriut tregon numra alarmues të cilët janë dështues për të gjitha komunat përveç për qytetin e Shkupit dhe për tërë shtetin, veçanërisht me atë që kemi zhvendosje shumë të madhe. Regjistrimin pushteti dëshiron ta tregojë si sukses, zhvendosja tregon se i njëjti është i pasuksesshëm, ndërsa numri prej 7,2 për qind i paqartë tregon se ky regjistrim është i pakompletuar”, tha në konferencën e sotme për shtyp Antonio Milloshoski, deputet dhe anëtar i KZ të VMRO-DPMNE-së.
Sipas tij, numrat nga regjistrimi janë tregues për mossukses sepse, siç theksoi, ka valë të fuqishme të zhvendosjeve, operacioni i zbatuar me seri vërejtjesh dhe me shumë politikë. Prandaj, theksoi Milloshoski, mendojmë se numrat e tillë secili ka të drejtë të dyshojë në to.
Prandaj, shtoi ai, partia mendon se Enti shtetëror për statistikë nuk është munduar t’i shfrytëzojë të dhënat për ta bërë këtë regjistrim të duket i kompletuar. Të dhënat e tilla, theksoi, regjistrimi e bëjnë të pakompletuar.
“Kemi 7,2 për qind të cilët e kanë bojkotuar regjistrimin do të thotë më shumë se 132.000 qytetarë, që jetojnë në shtet. Duke e pasur parasysh se një pjesë e maqedonasve këtë regjistrim e bojkotuan. Numrat e ESHS është dashur të kumtohen pasi do të definohej përkatësia e çdo banori i cili nuk është nënshkruar ose nuk është deklaruar në regjistrim. Prandaj, sot kemi regjistrim të pakompletuar në këtë pjesë”, theksoi Milloshoski.