Kur është shorti për Kupën e Botës “Katar 2022”?

    Rruga drejt Kupës së Botës në Katar po hyn në fazën e saj të fundit. Mbetet për t’u ditur tani vetëm fati i skuadrave që janë kualifikuar në botëror, kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve dhe kalimet dhe përplasjet e mundshme me të cilat do të përballen në fazën eliminatore.

    Një nga momentet më emocionuese në botën e futbollit është ky short që, një herë në katër vjet, e sjell planetin në një ndalesë, në mënyrë që tifozët nga të gjitha anët e botës të mund të zbulojnë fazën e fundit të grupeve.

    Kur hidhet shorti i Kupës së Botës në Katar?

    Shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës “Katar 2022” do të hidhet të premten, më 1 prill në orën 12:00, në një ngjarje gala që do të mbahet në Qendrën e Ekspozitave dhe Konventave në Doha të Katarit.

    Shorti do të përcaktojë përbërjen e tetë grupeve me katër skuadra që do të përbëjnë fazën e parë të Botërorit të Katarit.

    Pasi 32 skuadrat të jenë ndarë në tetë grupe, do të jetë koha për të parë fazën eliminatore, pasi tashmë është përcaktuar edhe orari i ndeshjeve. Fituesi i grupit A do të përballet me të dytin e grupit B, i dyti i grupit A me fituesin e grupit B dhe kështu me radhë me pjesën tjetër të grupeve CD, EF dhe GH.

    Skuadrat e kualifikuara për Botërorin 2022

    Katari

    Gjermania

    Danimarka

    Brazili

    Franca

    Belgjika

    Kroacia

    Spanja

    Serbia

    Anglia

    Zvicra

    Holanda

    Argjentina

    Irani

    Koreja e jugut

    Japonia

    Arabia Saudite

    Ekuador

    Uruguai

    Kanadaja

    Gana

    Senegali

    Portugalia

    Polonia

    Maroku

    Tunizia

    Kameruni

    Vazot për Kupën e Botës në Katar

    Katari, si mikpritës, do të vendoset dhe do të caktohet direkt në slotin A1, pra do të luajë në Grupin A. Shtatë skuadrat e tjera të ndara do të jenë shtatë skuadrat me renditjen më të lartë të FIFA-s.

    Vendet që zënë pozicionet 8-15 në renditje do të vendosen në vazon 2, ndërsa ato të renditura 16-23 me pozicionin më të mirë do të vendosen në vazon 3. Së fundi, vazo 4 do të përfshijë skuadrat e renditura 24-28, ku do të përfshijnë dy fituesit e “play-off”-it ndërkontinental dhe fituesin e mbetur të “play-off”-it të UEFA-s (Uellsi kundër fituesit të ndeshjes Skoci-Ukrainë).

    VAZO 1

    Katari

    Belgjika

    Brazili

    Franca

    Argjentina

    Anglia

    Spanja

    Portugalia

    VAZO 2

    Danimarka

    Holanda

    Gjermania

    Meksikë*

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës*

    Zvicra

    Kroacia

    Uruguai

    (*) nënkupton ekipet nëse kualifikohen drejtpërdrejt.

    VAZO 3

    Senegali

    Irani

    Japonia

    Maroku

    Serbia

    Polonia

    Koreja e jugut

    Tunizia apo Kanadaja

    Skuadra e parë në renditje më 31 mars, Kanadaja ose Tunizia, do të jetë në vazon 3.

    VAZO 4

    “Play-off”i Azi-Conmebol

    “Play-off”-i Oqeani-Concacaf

    Një vend nga fituesi i ndeshjes mes Uellsi kundër Skoci ose Ukrainë

    Arabia Saudite

    Ekuadori

    Gana

    Kameruni

    Tunizia apo Kanadaja

    Formati dhe orari i Kupës së Botës “Katar 2022”

    Kupa e Botës në Katar, me 32 skuadra, do të mbajë një format klasik me tetë grupe me nga katër skuadra që do të luajnë tre ndeshje mes vete. Dy fituesit e parë nga secili grup do të kalojnë në raundin e 16-të dhe do të përballen me njëri-tjetrin në formatin e mëposhtëm: A vs B, C vs D, E vs F dhe G vs H.

    Në Kupën e Botës, ndryshe nga sa ndodh në Kampionatin Evropian, ka një ndeshje shtesë, ndeshjen e vendit të tretë dhe të katërt që luajnë dy skuadrat që humbasin në gjysmëfinale. Kjo ndeshje luhet një ditë para finales.

    Faza e grupeveNga 21 nëntor deri më 2 dhjetor

    Raundi i 163 deri më 6 dhjetor

    Çerekfinalet : 9 dhe 10 dhjetor

    Gjysmëfinalet13 dhe 14 dhjetor

    Vendi i tretë dhe i katërt17 dhjetor

    Finalja18 dhjetor /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Binjakëzimi shtet-oligark

    Lajmi i rradhës

    Milloshoski: Rezultate të dështuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë