Ministri austriak: Negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të hapen sa më shpejt

    Bashkimi Europian ndodhet para një vendimi të madh gjeostrategjik. Instrumenti më i rëndësishëm kundër kësaj lufte në tokën evropiane është perspektiva dhe zgjerimi i BE-së. Kjo është një detyrë gjeopolitike e BE-së dhe zgjerimi nuk ka qenë asnjëherë kaq e rëndësishëm. Prandaj konsideroj se sa më shpejt duhet të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porositi sot në Shkup shefi i diplomacisë austriake Aleksandar Shalenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të jashtme Bujar Osmanin, përcjell Nistori.

    Për çështjen me Bullgarinë, ministri i jashtëm austriak Shallenberg tha se zgjidhja është afër.

    “Sot jam në Shkup dhe jam shumë i inkurajuar që shoh se po i afrohemi zgjidhjes së problemit. Të gjitha pjesët e enigmës janë në tryezë dhe tani na duhet vetëm t’i bashkojmë ato. Dhe ne shpresojmë që para fillimit të verës do deri te fillimi i negociatave. Austria dëshiron të kontribuojë dhe do të solidarizohet me Maqedoninë e Veriut në ato hapa para negociatave, sepse është një domosdoshmëri gjeostrategjike. Ju jeni fqinjët e afërt të BE-së, jeni të rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së. Të gjitha vendet që nuk janë anëtarësuar ende duhet t’i bashkohen BE-së,” deklaroi Aleksandar Shallenberg, ministër i jashtëm i Austrisë.

    Lajmi Paraprak

    Kaq paguhen ministrat dhe kryeministri në RMV!

    Lajmi i rradhës

    Mourinho akuzon VAR-in për disfatën e Romës nga Fiorentina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë