Ministri Shaqiri: Gjithmonë kam qenë për mësim me prezencë fizike

    Ministri i Arsimit, i ftuar në “Programi 200”, theksoi se gjithmonë ka qenë për mësim me prezencë fizike të nxënësve për arsye se siç u shpreh ai nxënësit arrijë rezultate më të mira.

    Shaqiri madje nënvizoi se vendimi për mësim me prezencë fizike është përshëndetur edhe nga UNICEF.

    “Si ministër që në fillim kam mbështetur idenë që mësimi duhet të vazhdoj me prezencë fizike. Është ana e procesit edukativo arsimor të cilin fëmijët me prezencë fizike mund të arrijnë rezultate më të mira duke qenë prezent nëpër shkolla. Këtë ide timen, e ka mbështetur edhe UNICEF, të cilët që në vendimin e parë kanë reaguar duke thënë që shkollat duhet të vazhdojnë dhe të jenë të hapura ose të jenë institucionet e fundit ato të cilët duhet të mbyllen. Dua të përmend se edhe gjatë fillimit të pandemisë kishte shtete si Gjermania dhe Franca, sektori i arsimit nuk ka qenë i mbyllur dhe fëmijët kanë vazhduar mësimin me prezencë fizike”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

    Ai theksoi se zgjatja e pushimit dimëror të nxënësve kishte të bëjë me sigurinë e shëndetit të nxënësve.

    “Mendoj se në sjelljen e vendimeve për vazhdimin e gjysmë vjetorit të dytë, ishte vendimtare dhe vendimi i Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse, i cili edhe në rastin e parë edhe në rastin e dytë solli vendimin që gjysmë vjetori i dytë të filloj me prezencë fizike. E them këtë për arsye sepse në Komision janë ekspertët të cilët konsultohen në vazhdimësi me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe ata kanë parametrat nga aspekti shëndetësorë, për të dhënë rekomandimin që gjysmë vjetori i dytë të filloj me prezencë fizike”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

    Ai shprehet i vetëdijshëm ëpr pasojat e pandemisë në fushën e arsimit, por shpreson se me një angazhim dhe kontribut më të madh të mësimdhënësve kjo situatë do të tejkalohet.

    “Kjo gjë nuk ndodh vetëm në vendin tonë, siç e dimë pandemia është më e gjerë dhe përfshirëse në gjithë sistemin. Është java e tretë që jam në krye të detyrës, që në ditët e para kam lidhur me komunikimin menjëherë me gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, për t’i dëgjuar nga afër për situatën aktuale dhe për përgatitjen për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë. Askush nuk e ka dëshiruar pandeminë, dhe më së paku janë nxënësit dhe fëmijët”, tha Shaqiri.

    Lajmi Paraprak

    Mullisët e Kosovës: Do të ngritet çmimi i bukës nëse u ngritet çmimi i rrymës fabrikave që përpunojnë grurin

    Lajmi i rradhës

    Del renditja për universitetet më të mira në RMV, por RWU i vlerëson të fundit në listën botërore të universiteteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë