Mjekët amë nuk punuan për disa orë në shenjë proteste pas vrasjes së kolegut të tyre

    Dyert e shëndetësisë primare sot për disa orë qëndruan të mbyllura për pacientët. Mjekët amë, nuk pranuan pacientë në shenjë proteste pas vrasjes së kolegut të tyre që u vra të enjten. Ata dënojnë aktin e vrasjes, kërkojnë zbardhjen e rastit dhe siguri për punonjësit shëndetësorë.

    “Që ta ngrisim zërin, të flasim për ligje të reja që do të nënkuptonin mbrojtje më e fortë për kuadrin shëndetësor, ku dënimet do të ishin më rigoroze, me një qëllim të vetëm që personeli shëndetësor të ndjehet i sigurtë…01:46 Ne nuk e dijmë se cila është arsyeja, por në rrethin e një shtëpie shëndeti ka ndodhur vrasja, kështuqë presim që organet të tregojnë se çfarë po ndodh, pasi kështu ndjehemi të pasigurtë”, tha Lili Dervishova Çollakova, Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve amë.

    “Të gjitha pacientët kishin mirëkuptim, pajtohen se nuk duhet që në një mënyrë të tillë të tmerrshme të zgjidhen problemet….A keni pasur ndonjëherë kërcënim?
    Po kam pasur, por ato ngjarje ishin verbale që në fund kanë përfunduar me kërkimfalje ose me paqe miqësore…. Nuk do të guxohej që fundi të jetë në një mënyrë të tillë, nuk e di cila mendje e ka shpikur këtë që të bëjë një akt të tillë të tmerrshëm”, u shpreh Mevludin Kuçi , mjek amë.

    Mjeku 67 vjeçar nga Shkupi u gjet pa shenja jete dhe plagë nga thika në veturën e tij në parkingun e poliklinikës “Zhelezarë”. Akoma mbeten të panjohura motivet dhe kryerësi i vrasjes./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti pa qëndrim të prerë për balancuesin

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët, ankesa për 200 denarët në faturat e rrymës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë