Mjekët këshillojnë që të mos konsumohen ushqimet e shpejta

    Ushqimet e shpejta në këto temperatura të larta po shkaktojnë helmime të shpeshta te qytetarët. Sipas mjekut Besnik Mustafai këtë periudhë pacientët më së shumti paraqiten te mjeku me  dhimbje barku dhe të vjella.

     “Rastet më të shpeshtë që kërkojnë ndihmë janë rastet me gastroenterike  apo me helmime të ushqimeve, kryesisht  pacientët kanë të vjella apo barkëqitje edhe mundim. Vendi ku kërkojnë ndihmë është tek reparti i ndihmës së shpejtë. Kjo dukuri mund të themi është si pasojë e helmimit nga ushqimet apo konsumimi i ushqimeve të rënda  në temperatura të larta. Shpesh kemi edhe pacientë në grupe, që vijnë nga restorante apo ahengjet familjare, ku në tavolina nuk mungojnë as salcat që në temperatura të larta vinë tek helmimet apo intoksikimet  ku në disa raste dinë edhe të komplikohen me dehidrime të rënda  edhe  të kalojnë në kujdes sekondar në spital”, tha Besnik Mustafai – mjek në ndihmën e shpejtë.

    Mjekët rekomandojnë që në këto temperaturat  të larta ushqimi të jetë sa më i letë dhe  të mos përdoren salca të ndryshme.

    “Ne si mjek në këto temperatura ta larta apelojmë të bëjnë kujdes me cilësinë edhe sasinë  që e konsumojnë. Domethënë  ushqimi të jetë sa më i letë, të mos konsumohet ushqim me yndyra,   përdorimi i soseve aspak  dhe nëse kanë ndonjë mundim apo barkqitje të kërkojnë ndihme në institucionet adekuate”, pohoi Besnik Mustafai – mjek në ndihmën e shpejtë.

    Ndryshe për shkak motit të nxehtë edhe Qeveria për dje dhe sot i liroi nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, si dhe fëmijët në kopshte të mos bëjnë aktivitete fizike nga ora 11 deri në 17. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    “Diplomacia me tensione, lojë e rrezikshme në Ballkan”

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka informacione nga inspektimi në UKM

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë