“Më mirë për Tetovën” kërkon dislokimin e veprimtarive me rrezikshmëri të lartë nga afërsia e qytetit

    Në një postim në rrjetin social Fejsbuk, nisma “Më mirë për Tetovën” kërkon dislokimin e veprimtarive me rrezikshmëri të lartë nga afërsia e qytetit, kështu duke kujtuar se Tetova sërish ishte dëshimitare e një zjarri që krijoji hije trishtimi mbi qytetin, përcjell Nistori.

    “Ne si Lista “Më mirë për Tetovën” ndajmë shqetësimin bashkë me banorët e Tetovës për rastin e dy ditëve më parë ku si pasojë e zjarrit në fabrikën e “Pofix” u mbuluam nga tymi e hiri për disa ditë me radhë. Fatmirësisht kjo fatkeqësi kaloi pa viktima në njerëz, por të gjithë jemi të alarmuar për faktin që diçka e tillë ndodhi aq afër zonave të banuara në qytet.Dëmi i shkatuar në shëndetin e Tetovarëve është shumë më i madh se dëmet materiale! Ne të gjithë bashkë jemi viktimë, dhe për një periudhë më të gjatë do të jemi të ekspozuar ndaj gazrave dhe pluhurit kancerogjen që ka mbuluar Tetovën.”, shkruajnë nga nsima.

    Nisma “Më mirë për Tetovën” kërkojnë që urgjentisht të ndërmerren masa për kontroll të rezervuarve dhe të bëhet dislokimi i tyre në zonat ku paraqesin rrezik për qytetarët, kështu duke e vënë theksin se është obligim institucional që të mbrohet shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve nga katastrofat e mundshme në vend.

    “Duke pasur parasysh edhe vlerësimet e Qendrës për Menaxhim me Kriza që “poqëse zjarri do të mbërrinte tek sillosat e gazit, gjysma e Tetovës nuk do ishte” nuk kemi se si të mos trishtohemi për të ardhmen e qytetit. Për këtë arsye kërkojmë që urgjentisht të ndërmeren masa rigoroze për kontroll të këtyre rezervuareve dhe njëkohësisht të bëhet dislokimi i tyre në zona ku nuk paraqesin rrezik për qytetarët.Aksidentet dhe fatkeqësitë mund të ndodhin gjithandej, mirëpo është obligim i institucioneve që të mbrojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve nga katastrofa të mundshme. Në këtë rast duhet të kërkohet përgjegjësi, dhe gjithashtu të ndiqen rregullat dhe protokolet në lidhje me veprimtaritë që mund të zhvillojnë operatorët ekonomik në afërsi të zonave të banuara.Kërkojmë nga organet komunale dhe qëndrore që të reagojnë menjëherë duke i identifikuar dhe inspektuar të gjithë operatorët ekonomik që paraqesin rrezik potencial për jetën e qytetarëve, dhe të njejtat të dislokohen në zona ku nuk rrezikojnë qytetarët”, theksojnë nga nisma “Më mirë për Tetovën”.

    Gjithashtu, duke pasur parasysh se Komuna e Tetovës nuk ka mjete adekuate për larjen e rrugëve, nga nisma kërkojnë që të bëhet bashkëpunim me komunat tjera dhe qeverinë qendrore, që në afat sa më të shkurtë të lahen të gjitha rrugët e Tetovës që të zvoglohet ekspozimi i qytetarëve ndaj grimcave helmuese të shtresuara në rrugë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Këshilli i Europës, lufta, kriza dhe sanksionet

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Tetovës paraqesin dëmet nga vërshimet e së dielës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë