MMPT: Praktika e punësimeve partiake – Kasami nuk do të ketë mbështetjen tonë

    Lista e pavarur “Më Mirë Për Tetovën” kërkon nga udhëheqësia e Komunës së Tetovës të sqarojë lidhjen e 47 kontratave të reja në Komunën e Tetovës, nëse kontratat vijnë për shkak se komunës i nevojiten punësime, me qëllim për të përshpejtuar procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje apo nëse janë punësime partiake sa për të ushqyer apetitet e klaneve në partitë e koalicionit. Kjo sipas MMPT nuk do të gjejë mbështetje, sepse Lista angazhohet që administrata të zvogëlohet dhe të bëhet më efikase, shkruan Nistori.

    “Udhëheqësia e Komunës u arsyetua që do të iu nevojiten punësime, kryesisht për të përshpejtuar procedurat legalizimit të ndërtimeve pa leje. Në qoftë se këta 47 kontrata të reja janë për këtë arsye, do të duhet të sqarohet udhëheqësia e Komunës. MMPT, duke pasur parasysh nevojën për reforma në Komunën e Tetovës, kemi mbajtur qëndrim konstruktiv për punësime të përkohshme për një numër të kufizuar të personave, me kusht që administrata komunale të risistemohet sa më shpejtë dhe ata që janë me vendime ose të bëjnë punët për të cilën paguhen ose të zëvendësohen me persona të tjerë që kanë dijen dhe vullnetin për një Tetovë më të mirë”, deklaron Nisma për Nistori.

    Nga MMPT thonë se, praktika e punësimeve partiake sa për të ushqyer apetitet e klaneve në partitë e koalicionit nuk do të gjejë mbështetjen e tyre, sepse Nisma angazhohet që administrata të zvogëlohet dhe të bëhet më efikase.

    “Vet fakti që Komuna vazhdimisht ka nevojë për punësime të reja për kryerjen e punëve të përditshme në komptencë të saj, dëshmon domosdoshmërinë e një analize funksionale të pavarur për të punësuarit dhe në bazë të saj edhe riorganizimin e kapaciteteve ekzistuese të të punësuarve në administratën komunale”, shtojnë nga Nisma.

    Ndryshe në Open Finance, rezulton që Komuna e Tetovë ka kryer pagesa të muajit janar. Nga Komuna e Tetovës për Nistori nuk tregojnë se për çfarë janë të angazhuar dhe nëse shumica prej tyre janë aktivistë të Lëvizjes Besa, përkatësisht nëse punësimi i tyre në komunë vjen si shkak i ndikimit të partisë.

    Çfarë thotë Komuna e Tetovës për kontratat e reja?

    “Kontratat e muajit dhjetor janë gjithsej Open Finance” janë kontratat e lidhura për muajin janar 2022, pra ne do bëjmë publikimin e tyre çdo 3 muaj. Domethënë në muajn mars do të publikohet lista e këtij tremujori të parë. Të gjithë këta persona janë të angazhuar me punë dhe çdonjëri që ka të lidhur kontratë në vepër, gjithsesi se duhet ta arsyetojnë punën duke sjellë raport për punën e tyre dhe krahas raportit do t’iu bëhet edhe pagesa”, thonë për Nistori nga Komuna e Tetovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gazetari i cili u sulmua me sëpatë: Kërcënuesi na tha se BDI na ka urdhëruar të propagandojmë kundër ASh-së (Video)

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti nuk i din arsyet e ngecjeve për shtetësinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë