Spasovski: Qytetarët do të mund të votojnë edhe me dokumenta të vjetra

    Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thekson se edhe nëse qytetarët nuk do të arrijnë në kohë të ndryshojnë dokumentet personale, të drejtat e tyre qytetare nuk do të vihet në pikëpyetje, me çka në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale qytetarët mund të votojnë edhe me dokumente të vjetra. Duke komentuar deklaratën e Avokatit të Popullit, i cili tha se dokumentet personale me emrin e ri të shtetit duhet të jenë në barrën e buxhetit të shtetit, Spasovski tha se për momentin nuk ka ndonjë vendim të tillë.

    “Për ndryshimin e dokumenteve personale që disponojmë për momentin, nuk ka asnjë vendim tjetër përveç atij që është marrë.  Domethënë, ato duhet të ndryshohen,” Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

    Lajmi Paraprak

    Pronari i deponisë për grumbullimin e mbeturinave në Bërvenicë kërcënon gazetarët (Video)

    Lajmi i rradhës

    MMPT: Vritemi, o nga zjarri, o nga tymi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë