Mosfunksionimi i deponisë “Rusino”, ngulfat Pollogun me mbeturina

    Fotografia: Ilustruese

    Mos fillimi me punë i deponisë rajonale Rusino, ka shtuar kokëdhimbjet e komunave rurale të Pollogut, në sferën e menaxhimit me mbeturinat. Në shumicën e komunave rurale në Pollog, mbeturinat nuk merren në kohë.

    “Gjitha komunat e rajonit të Pollogut, ballafaqohen më vështirësi në drejtim të menaxhimit të mbetjeve, sepse Rusinoja ende nuk është në funksion, me çka banorët e Gostivarit dhe kryetari i Gostivarit kanë vënë ndalesa për komunat tjera që duhet ti çojnë mbetjet në Rusino. Do shohim mundësinë që të njëjtat të transportohen në Rusino, në të kundërtën, për një apo dy javë, banorët e Tearcës nuk do e shfrytëzojnë këtë shërbim”, tha Salajdin Zeqiri, Komuna e Tearcës.

    Për pasojë, disa qytetarë zgjidhjen e kanë gjetur vetë duke hedhur mbetjet në fushat e Pollogut.

    Edhe në fshatrat e Bogovinës mbeturinat prej ditësh nuk janë marrë.

    “Presim që të na lajmërojnë. Duhej të na lajmërojnë javën e shkuar të premten, por nuk kanë leje ende që të nisim së funksionuari, por nuk morëm përgjigje. Andaj presim këtë javë të na lajmërojnë që të nisim bartjen e mbetjeve”, deklaroi Vullnet Asani, Komuna e Bogovinës.

    Drejtori i ndërmarrjes së përbashkët të Pollogut, Besim Dogani tha për Alsat se problemi qëndron tek leja për përdorim që duhet ta japë Qeveria.

    “Qeveria duhet të mbaj mbledhje ku do merret vendimi për dhënien e lejes për fillim me punë të Rusinos, pas çka, do pasojnë kontratat me Ndërmarrjet publike të Pollogut dhe evidentimi i makinave të veçanta që do sjellin mbetjet bashkë me caktimin e çmimit për një ton mbetje që pritet të jetë rreth 2.5 euro”, u shpreh Besim Dogani.

    Sipas drejtuesve të deponisë Rusino, punëtorët që prej dje janë në vendet e tyre të punës, si tek peshorja, po ashtu edhe tek pika e pagesës me qëllim që, pas marrjes së lejes të fillojnë me punë menjëherë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja ka ndryshuar qëndrim për heqjen e Qeverisë teknike

    Lajmi i rradhës

    “Pritmë. Unë të kam pritur shumë…”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë