MPB godet shoferët me xhama të errësuar ilegalisht: 101 gjoba në janar

    Brenda një muaji, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shqiptuar 101 gjoba ndaj shoferëve, automjetet e të cilëve kishin të vendosur xhama të errësuar në mënyrë të papërshtatshme, përcjell Nistori.

    Kontrollet janë kryer në periudhën nga 1 deri më 31 janar.

    “Sektori i Trafikut të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka realizuar kontrolle në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim sanksionimin e shoferëve që nuk i përmbushin kushtet e përcaktuara ligjore lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrolleve janë sanksionuar 101 pjesëmarrës në trafik dhe ndaj të gjithë shkelësve janë përgatitur procesverbale përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Nga MPB-ja bëjnë të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: aktualisht nuk ka partner të besueshëm në Bullgari për ndryshimet kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Drejtësisë refuzoi jurisprudencën në shqip, ngjalli reagime nga opozita shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë