MPB-qytetarëve: kujdes nga këto MSG të rrejshme!

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ditëve të fundit kanë pranuar mesazhe të rrejshme, të cilat përmbajnë ueb-faqe e cila i ngjanë dhe e ka llogon e Postës. Njëri prej tyre ka mbetur pa 200 euro në llogari, pasi ka ndjekur udhëzimet e SMS-mesazhit të rrejshëm që i ka ardhur në telefon.

    Ky rast është raportuar në Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike – MKD-CIRT, e cila funksionon në kuadër të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike (AEK).

    Personit që i janë “avulluar” 200 euro është një nga qytetarët e shumtë të shënjestruar në fushatën më të fundit “smishing” me mesazhe false të marra me SMS.

    Është një mesazh me përmbajtje që thotë “për shkak të adresës së gabuar artikujt do të kthehen” dhe shoqërohet me një link. Mesazhe të tilla mund të “bien” lehtësisht nga ata që kanë bërë një porosi dhe presin që paketa të arrijë me postë.

    Për numrin e personave të synuar flet edhe fakti që qytetarët kanë raportuar se kanë marrë mesazhe të tilla në MPB, në MKD-CIRT, në banka.

    Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Incidenteve Kompjuterike, dy ditë pas fillimit të fushatës, ata mundën të bllokonin faqet e internetit që ishin të lidhura nga mesazhet dhe fushata tashmë është ndërprerë.

    Megjithatë, autoritetet theksojnë se nuk përjashtohet mundësia e vazhdimit të këtij apo një mashtrimi të ngjashëm në ditët në vijim përmes faqeve të tjera të internetit të krijuara nga hakerët.

    Deri në publikimin e këtij teksti, nga MPB-ja nuk kemi marrë përgjigje nëse dhe sa raste janë regjistruar në të cilat qytetarët kanë marrë mesazhe të tilla të rrejshme.

    Lajmi Paraprak

    Fali o Zot! Janë të rinj, kanë kohë të piqen!

    Lajmi i rradhës

    Zejdi: fronti opozitar është europian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë