Zejdi: fronti opozitar është europian

    Sipas deputetit Skender Rexhepi – Zejdi, nuk ka deputet shqiptar që nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese. Ai në ClickPlus në TV21 tha se jashtë emërtimit të veçantë, fronti opozitar në kampin shqiptar është edhe front europian, përcjell Nistori.

    “Edhe fronti opozitar shqiptar është front europian, nga aspekti i konceptit politik. Nëse kemi “Front europian” si emërtim i veçantë, atëherë kemi frontin opozitar i cili poashtu edhe jashtë emërtimit të veçantë është front europian sepse thash, nuk ka deputet shqiptar që nuk do t’i votojë ndryshime kushtetuese”, tha Zejdi.

    Skender Rexhepi: Aktualisht veproj si shumicë

    “Aktualisht shumicë parlamentare, deri në sjelljen e një vendimi të përbashkët tani si një subjekt politik konform organeve partiake”, tha Rexhepi.

    I pyetur se pse ky vendim, a nuk ishte mirë në opozitë, Rexhepi me përgjigje se rol të rëndësishëm në shoqëri kanë edhe pozita dhe opozita.

    Rexhepi: 20% nuk ndryshohet në debate televizive, por në rrugë ligjore

    Skender Rexhepi, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka hedhur kritika deri te blloku opozitar për kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese me heqjen e 20% nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut.

    “Unë jam i qëndrimit që ndryshimet kushtetuese duhet përkrahur pa rezervë, ndërsa duhet vazhduar që në Kuvend dhe jo press-konferenca në rrugë, dhe jo në debate televizive, që edhe 20% të bëhet pjesë e ndryshimeve kushtetuese. Kjo ka rrugë ligjore. Këtu duhet të barten procese që të kenë 30 nënshkrime”, tha Zejdi.

    Zejdi: Gruevski është mirë të jetë në Maqedoni, por pas grilave – aty ku e ka vendin

    Kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi – Zejdi në ClickPlus ka vlerësuar se ish kryeministri i Maqedonisë, i arratisur në Hungari, Nikolla Gruevski është mirë të kthehet në Maqedoninë e Veriut, por prapa grilave të burgut, pasi sipas tij, aty e ka vendin.

    “Po, po është mirë të kthehet në Maqedoni, por pas grilave – aty ku e ka vendin. Në njeri i cili ka kriminalizuar kryesisht jo vetëm vendin por shqiptarët më së shumti, sepse aq shumë vuajtje, dhimbje kanë fituar shqiptarët nga ai, besoni që ai duhet të jetë këtu dhe fare nuk duhet të jetë i lirë ku është, por të qëndrojë atje ku e ka vendin një kriminel si ai – në burg”, tha Zejdi.

    Skender Rexhepi: Shqiptarët të garojnë të vetëm në zgjedhje, pa LSDM-në

    Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët duhet të garojnë të vetëm dhe pa ndonjë koalicion me partinë maqedonase LSDM-në, kështu vlerëson deputeti Skender Rexhepi.

    Megjithatë kur u pyet se nëse do të duhet të vendosin shqiptarët mes dy partive të mëdha maqedonase, Zejdi vlerësoi se përparësi duhet të ketë LSDM-ja.

    “Unë mendoj se shqiptarët duhet të vetëm të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare… Ashtu siç te maqedonasit ka dy blloqe – një LSDM-ja dhe tjetra VMRO-ja, dy koalicione dhe kanë nga 30 parti edhe shqiptarët duhet të garojnë në dy blloqe që pastaj, varësisht rezultateve zgjedhore të bëjnë koalicione në të ardhmen.

    Gazetaro: A ka ndonjë parim me LSDM-në apo me VMRO-në?

    “Parimisht nuk jam as me njërën, as me tjetrën… Nëse flasim për ndryshimet kushtetuese, atëherë përparësi ka LSDM-ja sepse gjitha ndryshimet e mëdha që janë bërë, i ka bartur LSDM-ja”, tha Rexhepi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MPB-qytetarëve: kujdes nga këto MSG të rrejshme!

    Lajmi i rradhës

    JO MË PARATË “NËN JASTËK”! Qytetarët paratë i kursejnë te shteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë