Fali o Zot! Janë të rinj, kanë kohë të piqen!

    Mislim Zendeli

    Mislim Zendeli

    Para ca ditësh “Almakosi” dhe “Nistori” postuan shkrimin tim që kishte të bëjë me padrejtësitë, marifetllëqet dhe dallaveret e kreut të Universitetit të Tetovës. 

    Uh sa u tmerrova nga heshtja parasegjithash që prore povazhdon e kolegëve të mi, alamet intelektualë, akademikë, sidomos me ata që më mbështetën ‘tinëzisht’ përmes ‘mesenger’-it duke më thënë fjalë miradie për guximin tim për të reaguar(Sic!). Njeriu çka bën në këto situata, sa tragjike aq edhe komike, nuk di si të veprojë, të hidhërohet me hatërmbetje të gjithë apo të vazhdojë dhe të pres ardhjen e ndryshimeve. Në këtë rast mund t’i drejtohem e t’i lutem Zotit me: Fali o Zot, janë të rinj, kanë kohë të piqen!

    Pyes publikisht të apostrofuarit, prej kujt frikësohen? Meqë siç thuhet në përditshmërinë tonë, ‘vetëm Zotit ia kanë frikën’!? Kjo i bie që dikushi e askushi që mba një post të krahasohet me Zotin, apo..? 

    Sa e trishtë është ndjenja të bashkëveprosh me “akademikë” të cilët nuk e kanë guximin të mbështesin hapur një mendim, por këtë e bëjnë me drojë në mënyrë që nuk i ka hije intelektualit.

    Ende më trishtuese është fakti se të tillët mbase ende nuk e kanë të qartë se nga frika nuk do përfitojnë asgjë ndërkaq nga guximi së paku do shtojnë besimin në veten e tyre. Ose nuk e kanë lexuar për ta kuptuar qartë paragrafin e fundit të shkrimit ku mes tjerash thuhet: “… mendoj se është detyrë e gjithë komunitetit akademik të Universitetit të Tetovës, dhe jo vetëm, të zgjohet nga gjumi nëse synon ta shikojë veten në sy. Dhe t’ju thotë stop të gjitha këtyre ndodhive jo të hijshme dhe joetike që ndodhin në tempullin e dijes, në Universitetin tonë…! Apo mos pritet një episod i ri, më i bujshëm që siç duket do t’i jep këtij institucioni grushtin e fundit për shkatërrimin sistematik të rendit institucional, ligjor dhe faktik dhe veçanërisht shkërmoqjen e shkatërrimin e atyre institucioneve, autoriteteve dhe vlerave që janë të rëndësishme për identitetin kombëtar dhe kulturor. “

    Dështimi i një shoqërie është si pasojë e njerëzve me performancë të dobët akademike. Me sa duket klientelizmi dhe politizimi i tejshkajshëm, njëmendësor, i shoqërisë në përgjithësi e dërrmoi edhe atë bërthamë, të krijuar me shumë sakrifica ndër dekada, te klasa e të ashtu quajturve të shkolluar. Sot fatkeqësisht këta intelektualë me lloj-lloj titujsh kanë futur kokën në rërë mu si struci dhe as që u ndihet zëri, për asgjë problematike në shoqëri. Me një fjalë “ shikojnë punën e vet”, oh sa mirë! Ndëkohë të njejtët tërë ditën përjargen, nëpër koluare, kafene e ndeja, për gjendjen mjerane në të cilën gjendemi. 

    Dikur qarkullonte një gojëdhanë për këngën e vjetër tiranase  “T’kisha pas një djalë si Mema”! Këtë e thotë dhe publicistja Kimete Berisha për shqiptarët e Maqesonisë, pastaj vazhdon : “Nëse kërkon prej meje një KËSHILlË, të them se nuk çlirohen as nuk bashkohen njerëzit kundër dëshirës së tyre. Kur shqiptarët e Maqedonisë të kenë nevojë për lirinë e tyre (si për ujin), ata vet do ta gjejnë rrugën deri te burimi.” E si duket ne shqiptarët e Maqedonisë tani të Veriut nuk kemi nevojë për një gjë të tillë! Dhe kjo është një e vërtetë vërtet e vërtetë, sipas Flutura Açka-s, edhe pse e dhimbshme.

    *Shkrimi jo me domosdoshmëri pajton me politikën redaktuese të Nistorit. Të gjitha format e përgjegjësisë i mba autori

    Lajmi Paraprak

    Rama në konferencë me Von der Leyen, Scholz: Samiti u mbyll me diskutime të frytshme

    Lajmi i rradhës

    MPB-qytetarëve: kujdes nga këto MSG të rrejshme!

    Lajme tjera

    Dorëheqjet hileqare në PD

    PËLLUMB NAKO Dorëheqja nga një funk sion mbetet historikisht një lloj institucioni që përcjell mesazhe si për zhbllokim situatash…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë