MSh me kërkesë deri te qeveria për blerjen e 22 automjeteve të reja për Ndihmën e Shpejtë

    Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar kërkesë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për prokurimin e 22 automjeteve të reja për nevojat e Ndihmës Emergjente Mjekësore, të cilat janë planifikuar të shpërndahen në të gjithë vendin në mënyrë që të ofrojnë kujdes shëndetësor dhe më efikas për pacientët.

    Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti gjatë vizitës së sotme në Shërbimin Emergjent Mjekësor në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit ISHP Shkup, me qëllim për tu informuar mbi punën, e cila është me volum të shtuar për shkak të temperaturave të larta që kanë prekur vendin.

    “Mexhiti foli me punonjësit shëndetësorë që janë pjesë e këtij shërbimi dhe që janë në krye të detyrës kur bëhet fjalë për emergjencat që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, gjithashtu duke u interesuar për sfidat me të cilat përballen çdo ditë në terren”, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Gjatë takimit, Mexhiti theksoi se Shërbimi Emergjent Mjekësor luan një rol kyç në ofrimin e kujdesit shëndetësor në kohë dhe adekuat për pacientët dhe pikërisht për këtë Ministria e Shëndetësisë po punon në përmirësimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj.

    Ky informacion u mirëprit nga punonjësit shëndetësorë në Shtëpinë e Shëndetit ISHP Shkup, të cilët e njoftuan ministrin se nisma e shpallur për blerjen e automjeteve të reja do të jetë me rëndësi të madhe në drejtim të avancimit të punës së tyre.

    Lajmi Paraprak

    Bastri Bajarami largohet nga Lëvizja Besa: Do të veproj si deputet i pavarur

    Lajmi i rradhës

    Apasievi i ashpër ndaj Osmanit: Çështjet kombëtare maqedonase mund të negociohen vetëm nga maqedonasit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë