Muajin e ardhshëm zyrtarët dorëzojnë raportet financiare

    Fotografia: Nistori

    Në fillim të muajit të ardhshëm, të gjithë ministrat dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike do të duhet të dorëzojnë raporte financiare nëse kanë respektuar masat shtrënguese të Qeverisë.

    Raportet duhet të tregojnë nëse zyrtarët kanë reduktuar shpenzimet për mallra dhe shërbime për 10% dhe 50% për reprezentim dhe sponsorizim.

    Për qytetarët, shpenzimi i parave publike është ende irracional.

    “Paratë shpenzohen në mënyrë joproduktive dhe më vjen keq që janë paratë tona. Për shembull, nuk punojnë në Parlament, duhet respektuar orari i punës, përgjegjësitë e punës, kodi i Etikës etj. Prokurimi publik duhet të jetë, për shembull, që shkollat ​​të kenë sapunë për fëmijë, letër higjienike dhe preparate kundër Kovid”, thotë një qytetar.

    “Shpenzojnë, por tani nuk ka aq që të shpenzojnë, kush do bën si të dojë”, u shpreh një qytetar tjetër.

    “Obobo, tani edhe më duhet të komentoj? Katastrofë. Pyetje: Cili është perceptimi juaj, a do të fillojnë të kursejnë? Jo, asnjëherë, pse na duhen 120 deputetë, a e dini sa shpenzim është ky numër?”, thotë një tjetër qytetar.

    Krahas masës për kursim që duhet të respektohet, paralajmërimi i Qeverisë është se me rishikimin e buxhetit për 100 milionë euro do të ulet norma e mallrave dhe shërbimeve.

    Në këtë normë hyn blerja e automjeteve dhe mobileve të reja, udhëtimeve zyrtare, reklamave, sponsorimeve dhe reklamave, për çka janë ndarë 327 milionë euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Më në fund RMV ka në dispozicion avion për shuarjen e zjarrit

    Lajmi i rradhës

    Deklarohet drejtoresha e shkarkuar Teuta Llalla: Do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore për shkarkimin tim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë