Muhamed Zeqiri para Gjykatës Penale në Shkup

    Sekretari i përgjithshëm në dorëheqje Muhamed Zeqiri, sapo ka mbërritur në Gjykatën Penale të Shkupit. Ai u thirr për t’u marrë në pyetje pasi prokurorët i kërkuan masën e paraburgimit nën dyshimin për përvetësim të afro një milion eurove para të shtetit. 

    Hetimin të cilin e ka filluar Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër një funksionari të lartë, është kundër sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së, Muhamed Zeqiri.

    Ai është i dyshuari i parë në rastin e hapur kurse dy të tjerë janë shtetas kroatë.

    Dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimit që parashihet në Kodin Penal duke iu ndihmuar dy të dyshuarve të tjerë – shtetas kroatë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Besiana Mehmedi akuzon studentët, median dhe Arifin e “Elita 5” | Arif Ziberi më ka kërcënuar me jetë

    Lajmi i rradhës

    Antikorrupsioni, lëndë për djalin e Talat Xhaferit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë