Antikorrupsioni, lëndë për djalin e Talat Xhaferit

    Foto: AIM

    Komisioni për Anti Korrupsion ende nuk i ka kompletuar të gjitha dokumentet për rastin e regjistrimit të djalit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi në Akademinë e gjykatësve, për të cilin rast një qytetar i panjohur ka kërkuar nga Anti korrupsioni që të hetoj mënyrën për pranimin e djalit të kryeparlamentarit, për të cilin dyshohet se nuk ka pasur të kompletuara dokumentet përkatëse. Kryetarja e Komisionit për anti korrupsion, Biljana Ivanovska për emisionin 360 gradë në Alsat tha se presin edhe një dokument nga Ministria e Arsimit që më pas të mund të kenë pasqyrë të qartë, shkruan AlsaT.

    “Po kishim denoncim të tillë nga paraqitës anonim, se djali i Talat Xhaferit nuk i ka plotësuar kushtet për tu regjistruar në Akademi, veprojmë për atë rast, presim të marrim edhe një dokument të marrim nga Ministria e Arsimit, sa ta marrim do ta konfirmojmë dyshimin ose nuk do ta konfirmojmë dhe do të njoftojmë në seancë”, tha  Biljana Ivanovska, Kryetare e Anti-korrupsionit

    Alsat Mëson se Barlet Xhaferi nuk i ka plotësuar kushtet për pjesëmarrje në provim të jurisprudencës pasi në kohën e dhënies së provimit nuk e kishte dorëzuar ende diplomën e masterit, kusht për vërtetimin e posedimit të 240 kredive të nevojshme për të hyrë në provimin e jurisprudencës. Nga anti korrupsioni thonë se punojnë edhe për rastin e Besmira Ejupit, e cila në të njëjtën kohë kishte marrë paga nga më shumë  institucione të ndryshme.

    “Për shkak se punohej për më shumë institucione, duhet më shumë kohë të mblidhen dokumentet lidhur me angazhimin e saj. Që ta shpejtojmë procedurën ne shkuam direkt në Komunën e Çairit dhe në Avokatin e shtetit, me qëllim që ti marrim më shpejtë të gjithë dokumentet e duhura”, tha Katica Nikollovska, antare e Anti korrupsionit

    Përfaqësueset e anti korrupsionit thonë se në seancën e radhës do të dalin me vendim për rastin e Besmira Ejupit.  /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Muhamed Zeqiri para Gjykatës Penale në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Javën e ardhshme hiqet masa për maskat në ambiente të mbyllura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë