Mungojnë gjobat për qytetarët që shkelin masat kundër Covid-19 në RMV

    Sa vijnë e ngritën temperaturat e pranverës, aq më të pa nevojshme e bëjnë bartjen e maskave kudo.

    Megjithëse qytetarët shprehin bezdi për ti mbajtur maskat në ambientet e mbyllua, thonë se janë të detyruar shkaku i protokolleve shëndetësore. Por nuk dënohet asnjë njeri për shkeljen e këtyre masave.

    Përveç pikave kufitare, certifikatën e vaksinimit nuk ta kërkojnë askund tjetër. Kjo sipas ekspertëve bie ndesh me fushatën që kanë ndërmarrë autoritetet shëndetësore për vaksinimi sa më afër shtëpisë.

    “Besoj se materialet promovuese të vaksinimit nuk janë të mjaftueshme, njerëzit po e kalojnë më lehtë variantin omicrone sesa variantin delta andaj nuk janë të bindur plotësisht për të marrë dozën e tretë të vaksinës. Prandaj, për më tutje kur edhe situata të jetë nën kontroll do të rekomandohen vaksinat për grupet vurnerabie që janë me sëmundje kronike, siç është për rastin e gripit”, tha Eliona Shaqiri, Mikrobiologe në QSHP Shkup.

    Nga Komisioni për sëmundje infektive nuk patën rekomandime konkrete këtë javë përveç sugjerimit që të intensifikohet fushata e vaksinimit në rrjetet sociale dhe në media. Rekomandimet e tyre nga data 16 mars mbeten në ajër, ende pa marr epilog nga qeveria.

    “Në përputhje me rrezikun epidemiologjik si dhe duke e krahasuar me situatën e vendeve të Evropës, Komisioni do të vazhdojë me vëmendje të ndjek gjendjen aktuale dhe përderisa ekziston mundësia do të propozojmë hap pas hapi edhe relaksim të masave të tjera”, njoftojnë nga Komisioni për sëmundje infektive.

    Qeveria vazhdon të mos përfillë rekomandimet ekspertëve mjekësor për uljen e masave anti-kovid.

    “Shtabi i përgjithshëm i koordinimit për kriza do të mblidhet për të diskutuar dhe nxjerrë konkluzione bazuar në rekomandimet e marra nga Komisioni i sëmundjeve infektive. Mbledhja e Shtabit është planifikuar për deri në fund të javës. Pritet që në seancën e ardhshme të qeverisë javës që vjen, ekzekutivi të diskutojë sipas procesverbalit të Shtabit”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

    Për dallim nga Maqedonia, vendet e rajonit avancojnë dukshëm me heqjen e masave restriktive. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    NJË NJËSI ZGJEDHORE NË RMV – Diskutimi kërkon kohë deri në dy muaj

    Lajmi i rradhës

    Inspektimet në marketet e vendit, DAP kontrolle edhe në Kipper

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë