Inspektimet në marketet e vendit, DAP kontrolle edhe në Kipper

    Pas kontrolleve të përfunduara në rrjetin e supermarketeve KAM, DAP-i ka filluar kontrollin në zinxhirin e marketeve Kipper. Sipas udhëheqësve të marketit, kontroll ka të bëjë mbi stoqet që kanë në magazina dhe dyqane në krahasim me librezat e kontabilitetit, por kontrollohet edhe përllogaritja e taksave për produktet, shkruan Nistori.

    Ndryshe kontrollet vijnë pas hyrjes në fuqi të masës me të cilën parashihet që produktet ushqimore bazë të shiten pa TVSh dhe pas ankesës së qytetarëve për limitimin e sasisë së produkteve ushqimore.

    “Ju njoftojmë se në marketet Kipper është dukë u kryer kontroll i rregullt nga inspektorati. Për shkak të krijimit të kushteve për punë të zyrtarëve të lartëpërmendur, shitoret në të cilat vazhdon kontrolli do të jenë të mbyllura deri në përfundim të procesit të evidencës. Brenda ditës shpresojmë se marketet do të vazhdojnë të jenë në shërbim të konsumatorëve.” – thonë për Nistori nga kompania Kipper.

    Lajmi Paraprak

    Mungojnë gjobat për qytetarët që shkelin masat kundër Covid-19 në RMV

    Lajmi i rradhës

    GJUHA SHQIPE NË UNIFORMAT E POLICISË – Spasovski thotë se gjykata e ka fjalën e fundit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë