NË KOALICION SIPAS NEVOJËS! Kalkulime në bllokun shqiptar!

    Në prag të formimit të partisë së tretë të re në bllokun politik shqiptar në vetëm një muaj,  deputeti i pavarur Skender Rexhepi-Zejd, do të zyrtarizojë këtë fundjavë subjektin e ri politik. Po bëhet gjithnjë e më e sigurt se partitë para zgjedhjeve nuk do të grupohen në dy blloqe – në pro-evropian, nga njëra dhe opozitare nga ana tjetër, por në terren, secila parti do të luftojë për vete dhe të fitojnë sa më shumë votues. Kështu, nuk do të realizohet pritshmëria që opozita dhe fronti qeverisës të përballen për herë të parë në zgjedhje dhe të shohin qartë politikat e kujt preferon elektorati. Edhe pse tani për tani është e qartë se Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, Lëvizja BESA dhe Alternativa do të dalin me listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si një front i ri opozitarë.

    Lideri i BDI-së Ali Ahmeti po e promovon të ashtuquajturin Fronti Evropian, por tani për tani nuk ka gjasa që të shkojë me lista të përbashkëta me partnerin qeveritar LSDM. Jozyrtarisht është i mundshëm koalicion parazgjedhor me LSDM-në dhe partitë nga fronti evropian, por jo në lista të përbashkëta me partitë maqedonase. Është e mundur që “fronti” të shkojë edhe në vija etnike, pra lista të përbashkëta me PDSH-në në pushtet, por edhe me Partinë Demokratike Evropiane të Arijanit Hoxhës, si dhe me partinë e ardhshme të Skender Rexhepit. Sipas asaj që po përflitet në koluaret partiake, bashkëpunimi parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit është vendimtar për Ahmetin. Nga ana tjetër, ASH po planifikon që vet të dalë në zgjedhje, por nëse nuk shkon e vetme në zgjedhje, ka më shumë gjasa që të jetë në frontin evropian.

    Jozyrtarisht aty shihet edhe partia e re e Rexhepit, por nuk është për lista të përbashkëta zgjedhore me partitë maqedonase. Një variant i tillë është i mundur vetëm nëse dy blloqet, ai pro-evropian dhe opozitar, dalin me lista të përbashkëta, dhe kjo do të thotë që opozitarët Izet Mexhiti, Bilal Kasami dhe Afrim Gashi të shkojnë në lista me VMRO-DPMNE-në, megjithëse ky opsion gati se është i pamundur. Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës, nuk do të jetë pa kushte pjesë e frontit evropian, pra do të bashkëpunojë vetëm me persona që nuk kanë të kaluar korruptive dhe kriminale, përndryshe nuk përjashton që edhe kjo parti vet të garojë në zgjedhje.

    Analisti politik, Dame Çkatroski thotë se teknikisht është e pamundur të ketë zgjedhje deri në pranverë, deri atëherë mund të pasojnë shumë ngjarje. Sipas tij në bllokun shqiptar do të ketë një ridefinim të vogël për Maqedoninë pro-evropiane dhe partitë reaksionare me projekte dhe ide veçanërisht të paqarta.

    “Dhe vitin e ardhshëm do të ketë probleme me Serbinë dhe Kosovën, Rama padyshim që merr rolin në rajon dhe ka kapacitetet e nevojshme. Nëse kësaj i shtohet edhe situata jashtëzakonisht e vështirë në Ukrainë, forcat properëndimore në Ballkan do të jenë mjaft precize dhe duhet të shtyjnë 2024-ën me forca të përbashkëta. Situata është atipike. Më herët, para luftës në Ukrainë, mund të përdorej edhe fjalor antievropian. Por lexova se ky është një moment shumë i keq për këtë për çdo parti në Ballkan. Një moment jashtëzakonisht i keq për politikat reaksionare. Dhe 2024 nuk do të ketë shumë mëshirë për ta”, ka deklaruar për KOHA, Dame Çkatroski, analist.

    Nga ana tjetër, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ndonëse është pjesë e qeverisë, tashmë është shprehur se personalisht është që vetë të garojnë në zgjedhje, por është thuajse e sigurt që partia nuk do të jetë pjesë e frontit të opozitës. Sidomos pas fundjavës, ish-lideri Zijadin Sela ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Gashit, Kasamit dhe Mexhitit, të cilët i kanë bërë thirrje Aleancës që t’ju bashkohet. Sela kritikon Alternativën se në vitin 2020, kur formuan frontin opozitar kundër BDI-së, u dhanë katër deputetë, por Alternativa e theu marrëveshjen e bashkëpunimit dhe ua ktheu shpinën.

    Ndërkaq, për bashkëpunimin me Lëvizjen BESA, Sela thotë: “Këtij personi tjetër i dhamë pushtet për të forcuar bllokun opozitar, ashtu si në vitin 2017 kur ishim pjesë e qeverisë. U ndanë në dy pjesë dhe na nxorën nga Qeveria, ku ai vetë hyri. Ne u dhamë pushtetin vendor për të ndërtuar një bllok opozitar dhe ata vrapuan pas njerëzve të Aleancës për ta dobësuar atë, por dështuan”, deklaroi Sela. Për Mexhitin, i cili është pjesë e frontit opozitar, Sela thotë se kur kishin plan ta rrëzonin Qeverinë, tha se do të ishte deputeti i 61-të që do të votonte rrëzimin e Qeverisë, por nuk u paraqit në seancë.

    Fjalimi i Selës shkaktoi reagime të furishme te Alternativa, Lëvizja BESA dhe Lëvizja Demokratike, të cilët i thanë se Aleanca për Shqiptarët në vend që ta rrëzojë BDI-në nga pushteti, do të shkojë në zgjedhje me partinë e Ahmetit.

    LËVIZJA BESA NUK E KA PRIORITET LARGIMIN E BDI-së NGA PUSHTETI

    Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli tha se si parti nuk e kanë prioritet largimin e BDI-së nga pushteti. Zendeli tha se prioritet për ta është ndryshimi i klimës politike dhe mënyrës së bërjes së politikës.

    “Nëse më pyet mua, por edhe Lëvizjen Besa, nuk është prioritet numër një largimi i BDI nga pushteti, për shkak se nëse do të kishim menduar se ky është prioritet numër një, atëherë ne vetëm do të mendonim, ok, largojmë disa politikanë, nuk them subjekt politik, në subjekt politik ka njerëz të mirë dhe jo të mirë, largojmë disa politikanë të korruptuar që skenën politike…e shohim edhe ditëve dhe javëve të fundit dmth, nuk ka javë që nuk ka ndonjë aferë korruptive që nuk lidhet me këtë subjekt politik dhe me individ të caktuar të saj”, theksoi Zendeli.

    Ai foli edhe për dy deputetët e Lëvizjes Besa që u larguan nga kjo parti, ndërsa tha se Arjanit Hoxha bashkë me deputetin Bastri Bajrami, janë ndarë nga Lëvizja Besa për shkak të vendimit të partisë për krijimin e frontit opozitar bashkë me subjekte tjera politike.

    “Ndarja, më shumë mospajtimet kanë qenë rreth bashkëpunimit opozitar, edhe Arjaniti edhe Basriu kanë pasur një pozicion pak më ndryshe rreth bashkëpunimit opozitar”, tha Zendeli duke shtuar se Hoxha bashkë me Bajramin kanë menduar se Lëvizja Besa mund të rrugëtojë më mirë e vetme në skenë politike.

    Lajmi Paraprak

    Sëmundjet që lidhen me konsumimin e ushqimeve të përpunuara

    Lajmi i rradhës

    6 mënyra efektive për të ulur nivelet e kortizolit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë