Përgjegjësi penale për importin e vajit toksik

    Të kontrollohet karburanti i ngrohjes në spitale, shkolla dhe të gjitha Institucionet që ngrohen me karburant. Këtë e kërkojnë OJQ-të pas publikimit të informatave se vajrat e përdorura, të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe jetën e popullatës, janë importuar si mazut. OJQ-të propozojnë të pastrohen oxhaqet e institucioneve dhe të kontrollohet nëse janë ngrohur me vajra të tjerë të përdorura. Nevena Georgievska nga koalicioni O2 kërkon një revizion të lëndëve djegëse të testuara në laboratorë.

     Gjithë ajo që është deklaruar gjatë importit dhe më pas gjatë testimit nëse ka mospajtime, duhet të bëhet revizion i kësaj dhe të shihet ku është lëshimi. Gjithashtu kërkojmë përgjegjësi penale për të gjitha lëshimet që do konstatohen nga hetimet”- deklaroi Nevena Georgievska, Koalicioni O2.

    Sipas këtij këshilli, Qeveria duhet të sigurojë funksionimin e laboratorëve shtetëror për t’u shfrytëzuar pajisjet për kontroll mbikëqyrës. Drejtoria e doganës, inspektorati i tregut dhe ai i mjedisit duhet të futen në sistemin elektronik për kontroll më efikas. OJQ-të fajin për lëshimet rreth mazutit e shohin në Drejtorinë e doganave dhe në Inspektoratin e tregut.

    Ajo për të cilën angazhohemi në të ardhmen është mundësia e kontrollit gjatë hyrjes që Inspektorati shtetëror i mjedisit të përfshihet më drejtpërdrejt, por për momentin Doganat dhe Inspektorati i tregut janë hyrja e çdo lënde, çdo dërgesë që hyn në vend”- pohoi Liljana Popovska, Instituti i gjelbër.

    Qeveria në ndërkohë, nuk tregon detaje për hetimin institucional të mazutit.

    Takimet e punës dhe koordinimi dhe aktivitetet institucionale vazhdojnë deri në fund të skadimit të periudhës prej 14 ditëve nga obligimi i marrë për secilin prej tyre”- tha Dushko Arsovski- zëdhënës i Qeverisë.

    Javën tjetër duhet të dihet nëse dhe ku është zbuluar lëshim për mazutin kontestues. Këtë e kontrollojnë Administrata e doganave, Inspektorati i tregut dhe mjedisit. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Telefonat vlerësohen si shpërqëndrues të nxënësve, propozohet që përdorimi i telefonit të ndalohet në klasë

    Lajmi i rradhës

    Në RMV fillon edhe vaksinimi i personave me sëmundje të rralla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë