Në RMV ka më shumë gra se sa burra

    Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare.

    Maqedonia e Veriut gjithsej popullsi rezidente ka 1.836.713, prej të cilëve 50.4% janë gra, ndërsa 49.6% janë meshkuj.

    Sipas grupmoshës, përqindja më e madhe e popullsisë 7% – janë në grupmoshën 40-44 vjeç.

    Një kuriozitet është se në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar 51 persona mbi 100 vjeç.

    Ndryshe, sipas deklaratës së përkatësisë etnike, nga popullsia që jetojnë në RMV, 58,44% e popullsisë janë deklaruar si maqedonas, 24.30% si shqiptarë, 3.86% turq, 2.53% romë, 0.47% vllehë, 1.30% serbë dhe 0.87% si boshnjakë dhe të tjerë.

    Regjistrimi i popullsisë u realizua vitin e kaluar nga 5 deri më 30 shtator.

    Lajmi Paraprak

    Kopshti zoologjik më i madh i Ukrainës në mes të luftës (Video)

    Lajmi i rradhës

    Kështu janë deklaruar qytetarët sipas përkatësisë fetare në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë