Ua shiti 287 dele, por paratë nuk i mori – tetovari denoncon në polici dy persona nga Senakosi i Gostivarit

    39-vjeçari nga Sellca e Tetovës ka denoncuar dje në polici dy persona nga Senakosi i Gostivarit, pasi sipas tij, edhe pse ka kaluar afat i paracaktuar për pagesë, ata nuk ia kanë dhënë paratë për 287 dele.

    “Tridhjetë e nëntë vjeçari I.I. nga Sellca e Keqe e Tetovës, dje (02-korrik) në ora 15.20 në SPB-Tetovë ka raportuar se, personave S.Z.(65) dhe N.E.(42) nga Senokosi i Gostivarit para një viti ua kishte shitur 287 dele, por edhe pas afatit të caktuar për pagesë, ata kanë kundërshtuar të paguanin plotësisht shumën sipas marrëveshjes”.

    “Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftuan nga SPB Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    “Nëse Merko nuk ndëshkohet, gabimi do të përsëritet nga të gjithë”

    Lajmi i rradhës

    ZGJEDHJET NË BDI | Fitor Jakupi nga Kumanova denoncon parregullsitë zgjedhore dhe akuzon Arbër Ademin për presione

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë