Nesër dorëzohet interpelancë ndaj Talat Xhaferin për shkak të fjalorit fyes në Kuvend

    Foto: AIM

    Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjatë ditës së nesërme VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do ta dorëzojnë në Kuvend interpelancën ndaj kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi. Stojanoska thotë se Xhaferi ka shkelur Kodin e Etikës për punën e deputetëve në Kuvend dhe Rregulloren e Kuvendit.

    “VMRO-DPMNE dhe koalicioni nesër zyrtarisht do ta dorëzojnë interpelancën për Talat Xhaferin, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Gjegjësisht, që kur Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit, gjithnjë e më shumë jemi dëshmitarë të skandaleve në punën e tij. I fundit në seri ishte skandali kur deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Ripërtëritja e Maqedonisë” u mbyllën në sallën ku mbahej seanca plenare”, tha mes tjerash Stojanoska.

    Ndryshe, më 13 maj u publikua audio incizimi ku dëgjohet Talat Xhaferi duke u bërtitur dhe duke i ofenduar punonjësit e Kuvendit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sot do të shpallen rezultatet e fushatës së donacioneve për Ukrainën nga RMV-ja

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët—zezlushët tonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë