Nga Amerika për të rregulluar dhëmbët në Dibër

    Dibra dhe rrethina e saj janë të njohura për turizmin banjar, liqenor, malor, por viteve të fundit përmendet edhe si qytet ku zhvillohet turizmi dentar. Edhe pse Dibra me regjistrimin e fundit ka diçka më shumë se 15 mijë banor sipas të dhënave zyrtare në të veprojnë 12 ordinanca dentare. Vet ky numër flet se një ndikim të madh për hapjen të ordinancave dentare ka edhe ardhja në një numër shumë të madh të mërgimtarëve tanë nga bota e jashtme për t’i rregulluar dhëmbët e tyre. Pikërisht ky argument flet se në Dibër me sukses lulëzon edhe ky lloj i turizmit. Përveç intervenimeve për rregullimin e dhëmbëve nga ana e vet qytetarëve dibran sidomos në sezonin veror duke shfrytëzuar ushqimet , një pjesë mirë e mërgimtarëve viziton vendlindjen edhe për të rregulluar dhëmbët e tyre. Kjo ndodh për shkak të pagesave shumë të larta për rregullimin e dhëmbëve në botën e jashtme.

    Edhe këtë verë në Dibër pritet që të “zbarkojnë” dibranët që janë në diasporë e që mes tjerëve vijnë në vendlindje për të rregulluar dhëmbët e tyre. Vet fakti që në Dibër veprojnë 12 ordinanca dentare dhe në dy komunat rurale për rreth Dibrës siç janë Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush edhe gjashtë të tjerë, flet qartë se dentistët kanë shumë punë.

    Dentisti i mirënjohur dibran Emin Vërzivolli për gazetën KOHA thotë se përveç banorëve të komunës Dibër sidomos gjatë sezonit veror në ordinancën e tij ka edhe pacientë nga diaspora. “Përveç vizitës që ja bëjnë vendlindjes një numër i theksuar i mërgimtarëve dibran nga Amerika, por edhe nga shtete evropiane siç janë Italia, Gjermania, Zvicra, Austria etj, vijnë në Dibër dhe rregullojnë dhëmbët e tyre. Kjo normalisht ndikon në zhvillimin e turizmit dental. Viteve të fundit efektet të turizmit dental ndjehen. Bëhet fjalë për faktin se çmimet në vendet të huaja janë disa herë më të larta se çmimet që kemi ne në ordinancat tona”, thotë dentisti Vërzivolli. Ai potencon se ka një ndikim të madh edhe kualiteti i dentistëve për çka përcaktohen edhe vet pacientët që kemi nga diaspora dibran. Po të njëjtin mendim kanë edhe disa dentistë të tjerë që veprojnë në Dibër. Ata potencojnë se deri para disa viteve të rrallë ishin mërgimtarët të cilët vinin në Dibër enkas për të rregulluar dhëmbët e tyre. Sipas tyre sot situata ka ndryshuar dhe prezenca e tyre bën një hap të madh në zhvillimin e turizmit dental.

    Në një nga ordinancat dibrane takuam edhe Avni. T. Është një mërgimtar i cili jeton vitet të 60-ta dhe nga Dibra ka migruar para tre dekada. “Jetoj në Bruklin në SHBA. Është hera e dytë që bën intervenime në dhëmbët. Në SHBA para dy viteve kam paguar për rregullimin e dhëmbëve disa mijë dollar. Gjatë dimrit që kaloi pata përsëri dëmtime në dhëmbët dhe duke u informuar nga të afërmit – dibranë që jetojnë në Amerikë, se edhe në Dibër mund të realizohen rregullimet në fjalë të dhëmbëve vendosa që të vizitoj vendlindjen, familjen time më të gjerë dhe normalisht të bëj intervenime në dhëmbët. Jam në fazën e rregullimit të dhëmbëve”, thotë Avniu. Pritet që gjatë javëve në vijim dukshëm do të ritet puna në ordinancat dentare të Dibrës. Pjesa më e madhe e ordinancave në Dibër kanë bashkëpunim shumë të mirë me ordinancat që veprojnë në Tetovë, Shkup, etj. Prandaj dentistët dibran faktikisht intervenojnë dhe rregullojnë dhëmbët duke shfrytëzuar standarde e larta në këtë sferë. Kjo do të thotë një garancë plus për suksesin e dentistëve dhe zhvillimin e turizmit dentar. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Mançevski padi penale ndaj drejtuesve të Agjencisë së Filmit

    Lajmi i rradhës

    Vera me probleme të vjetra në trafikun e Tetovës

    Lajme tjera

    Beteja për Tajvanin zhvendoset në Europë

     Pierre Haski Dy ministra të jashtëm, rivalë midis tyre, po zhvillojnë këtë javë ture takimesh nëpër Evropë: njëri vjen nga Pekini, dhe tjetri nga Tajpei. Është një situatë e paprecedentë, e cilatregon…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë