Mançevski padi penale ndaj drejtuesve të Agjencisë së Filmit

    Këshilltari financiar i Agjencisë së Filmit (Branko Petrovski), kryetari i Bordit Drejtues (Igor Shokarovski) dhe juristja (Snezhana Stankoviq) e AF janë paditur nga produksioni “Banana Film” i regjisorit Millço Mançevski. Në njoftimin e “Banana Film” thuhet se Petrovski akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare si pasojë e konfliktit të interesit, ndërsa Stankoviq dhe Shokarovski akuzohen se kanë marrë vendime kundërligjore. Sipas “Banana Film”, të gjithë personat e përfshirë në kallëzimin penal, nga veprimet e tyre të paligjshme kanë realizuar përfitime personale të paligjshme.

    “Pas indikacioneve të shumta vendosëm që të bëjmë kallëzim penal në bazë të konstatimeve të institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare sepse – pavarësisht gjithçkaje – ne besojmë tek institucionet. Alternativa është kaosi, paligjshmëria, apatia dhe kapitullimi ndaj lidhjeve familjare dhe partiake”, thuhet në njoftim. Por ky është vetëm fillmi. Kompania e produksionit njofton për më shumë kallëzime penale, duke kërkuar nga institucionet që të hetojnë funksionimin e Shoqatës së Punonjësve të Filmit dhe kompanive të presidentit të saj. Produksioni ka paraqitur kërkesë në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës për hetimin e ndihmës së paligjshme shtetërore nga Agjencia e Filmit për SHPF, e cila tashmë ishte cituar në raportin e Ministrisë së Kulturës në vitin 2020, por edhe në raportin e ri të ESHR, me kërkesën që SHPF të kthejë 120 mijë eurot e ndara në mënyrë të kundërligjshme nga arka e shtetit.

    “Banana Film i bën thirrje ministres së kulturës, zëvendëskryeministrave Gërkovska dhe Grubi dhe kryeministrit Kovaçevski që të ndëshkojnë krimin në radhët e koalicionit qeverisës dhe institucionet që kanë nën kontrollo, si Agjencia për filmin…. E përshëndesim vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe në këtë frymë i bëjmë thirrje palëve të interesit nga bashkësia ndërkombëtare të cilët kanë paralajmëruar për korrupsion në Maqedoni që të fokusohen në këtë rast, sepse pas tij fshihen shumë gjëra të kundërligjshme”, thonë nga produksioni.

    Sipas “Banana Film”, njohuritë mbi të cilat bazohen kallëzimet penale rrjedhin nga gjetjet e Entit Shtetëror të Auditimit (DZA), Komisionit Kundër Korrupsionit (DKSK), raportet dhe inspektimet në Ministrinë e Kulturës dhe Transparency International. Ndaj Agjencisë së Filmit janë ngritur dy padi për shkak të dëmtimit të kësaj kompanie produksioni.

    Muajin e kaluar Agjencia e Filmit paditi produksionin Banana. Për shkak se për projektin “Nënat” të Mançevskit, produksioni ende nuk kishte dorëzuar raport përfundimtar për 55 milionë denarët e shpenzuar, si dhe për të gjitha mjetet e tjera shtesë të shpenzuara për realizimin e këtij filmi, si edhe për projektin “Shelgu”, që është në proces verifikimi për transferimin e shumave më të mëdha të mjeteve të ndara në llogarinë e një personi juridik jashtë vendit, i cili i takon pronarit të produksionit “Banana Film”. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Lloga: VMRO-DPMNE e ka mbrojtur Ramiz Merkon, derisa ishte në pushtet

    Lajmi i rradhës

    Nga Amerika për të rregulluar dhëmbët në Dibër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë