Sa kohë mund të qëndrojnë ushqimet e gatshme në frigorifer?

    Për shkak të jetës suaj të ngarkuar gjatë javës së punës, a i përgatisni vaktet në fundjavë?

    Kjo është një praktikë e shkëlqyer që kursen kohë gjatë ditëve të javës dhe na ndihmon të ushqehemi shëndetshëm.

    Ruajtja e duhur e ushqimit

    Çështja është se si ta ruajmë gjithë atë ushqim të llojllojshëm, por të jetë i mirë dhe i freskët? Për shembull, mund të qëndrojnë të freskëta makaronat sallatat jeshile, tasat me oriz dhe ushqimet e skuqura në tigan deri në katër ditë në frigorifer.

    Ngrijini këto ushqime nëse planifikoni t’i shijoni pas katër ditësh, ndërsa i shkrini në mëngjesin që planifikoni t’i hani.

    Supat dhe ushqimet e ziera zgjasin deri në pesë ditë në frigorifer dhe janë vaktet më të lehta për t’u ngrirë dhe ngrohur.

    Tortat të tilla si muffins-at dhe ëmbëlsirat mund të zgjasin deri në shtatë ditë në frigorifer dhe deri në tre muaj në frigorifer me ngrirje të thellë.

    Kur përgatitni vakte, është e rëndësishme të dini mënyrën e duhur të ruajtjes dhe metodat më të mira për ringrohjen e tyre.

    Kur i përgatitni vaktet tuaja, sigurohuni që ushqimet siç është mishi të jenë ziera përpara se t’i vendosni në frigorifer.

    Kur dyshoni për kohëzgjatjen e një vakti të caktuar, mbani në mend gjithmonë, më shumë se katër ditë është e rrezikshme.

    Lajmi Paraprak

    Festa e Kurban Bajramit nëpërmjet fotografive

    Lajmi i rradhës

    Nga Kennedy tek Itzhak Rabin, liderët botërorë të vrarë me armë zjarri!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë