“Ngjyra e ëndrrave”: Muzeu publikon fotot e një bote në zhdukje

    Imazhet mahnitëse me ngjyra, që kohët e fundit janë të disponueshme me rezolucion të lartë nga një muze francez, kapin pjesën më të madhe të botës, ndërsa ajo u transformua nga teknologjia dhe gjeopolitika 100 vjet më parë.

    Ky imazh i një të riu serb që ther një dele në vitin 1913 në Krushevc, në Serbinë qendrore, është një nga dhjetëra mijëra fotot historike me ngjyra, të disponueshme së fundmi në rezolucion të lartë nga Muzeu Albert Kahn i Francës.

    Tri gra të fotografuara në Openica, në atë që tani është Maqedonia e Veriut, në vitin 1913.
    Tri gra të fotografuara në Openica, në atë që tani është Maqedonia e Veriut, në vitin 1913.

    Muzeu, në perëndim të Parisit, u rihap në prill pas një rinovimi arkitektonik prej vitesh, gjatë të cilit ata gjithashtu transformuan portalin e tyre digjital.

    Një snajperist senegalez i fotografuar pa armën e tij në Fez, Marok, në vitin 1913.
    Një snajperist senegalez i fotografuar pa armën e tij në Fez, Marok, në vitin 1913.

    Rreth 72.000 foto me rezolucion të lartë nga një projekt i quajtur Arkivi i Planetit, janë vënë në dispozicion për shkarkim nga muzeu.

    Një bari katolik në Bosnjën jugore në vitin 1912.
    Një bari katolik në Bosnjën jugore në vitin 1912.

    Imazhet mund t’i shihje edhe më parë, përmes një faqe interneti të vështirë për t’u naviguar, porse ato kishin cilësi të dobët .

    Kisha e famullisë së qytetit të Budapestit më 1913. Në sfond janë harqet e urës Elizabeth, e cila u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot, një urë e thjeshtë e varur përshkon Danubin në të njëjtën pikë.

    Projekti Arkivat e Planetit u lansua në vitin 1909 nga bankieri francez, Albert Kahn, menjëherë pasi autokromi, teknologjia e parë e zbatueshme e filmave me ngjyra, u bë e disponueshme në treg.

    Shitës farërash në kalldrëmin e një rruge në Prishtinë, në Kosovën e sotme, në vitin 1913.
    Shitës farërash në kalldrëmin e një rruge në Prishtinë, në Kosovën e sotme, në vitin 1913.

    Kahn ishte një titan bankar francez, i cili dhuroi shumë nga pasuria e tij në projekte filantropike.

    Dy valltare në Sevilje, Spanjë, më 1914.
    Dy valltare në Sevilje, Spanjë, më 1914.

    Me projektin e tij ambicioz të fotografisë, Kahn u përpoq të dokumentonte botën teksa po transformohej nga globalizimi.

    Një serb me djalin e tij në Konjiq, Bosnje, në vitin 1912.
    Një serb me djalin e tij në Konjiq, Bosnje, në vitin 1912.

    Në disa raste, fotografët e Kahnit bënin fotot e para me ngjyra të vendeve ku punonin.

    Një burrë duke pozuar pranë furrës së përbashkët të fshatit të tij në Openica, në atë që tani është Maqedonia e Veriut, në vitin 1913.
    Një burrë duke pozuar pranë furrës së përbashkët të fshatit të tij në Openica, në atë që tani është Maqedonia e Veriut, në vitin 1913.

    Jean Brunhes, i cili ishte drejtor i projektit të Kahnit, mblodhi Arkivat e Planetit, “duke përdorur instrumentet që sapo kanë lindur, për të kapur dhe ruajtur fakte të planetit që janë gati të vdesin”.

    Një grua katolike në Sarajevë, Bosnje, tregon tatuazhet e saj në vitin 1912. Praktikës katolike ballkanike të tatuazheve tradicionale të grave iu dha fund përfundimisht nën periudhën komuniste në Jugosllavi, pas Luftës së Dytë Botërore.

    Dhjetëra fotografë prej më të mirëve të Francës, u caktuan nga Kahn që të udhëtonin nëpër botë, për të “dokumentuar dhe ruajtur një herë e mirë disa aspekte, praktika dhe mënyra të veprimtarisë njerëzore, zhdukja fatale e të cilave është vetëm çështje kohe”, shpjegoi bankieri.

    Kuajt që kullosin në kodrat rreth Openicës, në atë që tani është Maqedonia e Veriut, më 1913.
    Kuajt që kullosin në kodrat rreth Openicës, në atë që tani është Maqedonia e Veriut, më 1913.

    Një zëdhënës i Muzeut Albert Kahn tha se arkivi i rinovuar në internet “do të lejojë zbulimin e një përzgjedhjeje të gjerë veprash”.

    Një burrë me veshje tradicionale në Kastri, Greqi, në vitin 1912. Fotografi vuri në dukje se burri ishte "të paktën 1.8 metra" i gjatë.
    Një burrë me veshje tradicionale në Kastri, Greqi, në vitin 1912. Fotografi vuri në dukje se burri ishte “të paktën 1.8 metra” i gjatë.

    Zëdhënësi i muzeut shtoi se “ripërdorimi i imazheve do të inkurajohet gjerësisht falë disponueshmërisë në internet të një pjese të madhe të koleksioneve nën licencën e Creative Commons”.

    Një roje në Ambasadën Sovjetike në Ankara, Turqi, më 30 dhjetor 1922, ditën e krijimit të Bashkimit Sovjetik.
    Një roje në Ambasadën Sovjetike në Ankara, Turqi, më 30 dhjetor 1922, ditën e krijimit të Bashkimit Sovjetik.

    Teknologjia e filmit me ngjyra autokrom e përdorur nga fotografët e Kahnit, u prezantua për herë të parë në Francë në vitin 1907 dhe menjëherë shkaktoi një sensacion.

    Një përpunues lëkurash ndal punën e tij për të pozuar në një breg lumi në Shkup, në atë që tani është Maqedonia e Veriut, në vitin 1913.
    Një përpunues lëkurash ndal punën e tij për të pozuar në një breg lumi në Shkup, në atë që tani është Maqedonia e Veriut, në vitin 1913.

    Një komentator vuri në dukje në vitin 1908 se teknika autokrom përsëriste “ngjyrat e natyrës në mënyrë befasuese të vërtetë”.

    Një familje në Paris më 1914.
    Një familje në Paris më 1914.

    Filmi autokrom përdori miliona “pikselë” të kokrrave të ngjyrosura të niseshtës së patateve të shtypura përmes emulsionit për të krijuar foto me ngjyra.

    Burra të armatosur të cilët siç duket ruanin një farmaci armene në Adana, në Turqinë lindore të sotme, në vitin 1919. Përshkrimi origjinal thotë: "Siria, Adana, Farmacia armene".
    Burra të armatosur të cilët siç duket ruanin një farmaci armene në Adana, në Turqinë lindore të sotme, në vitin 1919. Përshkrimi origjinal thotë: “Siria, Adana, Farmacia armene”.

    Imazhet me hije pastel dhe pika-pika që prodhonte autokromi, u përshkruan si “ngjyra e ëndrrave”.

    Një shitës limonade në Beograd, Serbi, në dimrin e vitit 1913.
    Një shitës limonade në Beograd, Serbi, në dimrin e vitit 1913.

    Titulli origjinal në foton e mësipërme vë në dukje se dy bucela me limonadë ishin pikturuar me ngjyrat blu, të kuqe dhe të bardhë të flamurit serb, gjë që tregon se ngjyrat e fotografive autokrome janë dukshëm më të zbehta kur krahasohen me realitetin.

    Një burrë armen pozon në Djulfa, në Azerbajxhanin e sotëm, në vitin 1927.
    Një burrë armen pozon në Djulfa, në Azerbajxhanin e sotëm, në vitin 1927.

    Pllakat fotografike autokrome ishin të lehta për t’u përdorur, por të shtrenjta për t’u blerë dhe të vështira për t’u ekspozuar.

    Froni Naderi i Iranit u fotografua në Pallatin Golestan në Teheran në vitin 1927. Froni i veshur me xhevahire është i vjetër rreth 300 vjet dhe është përdorur për herë të fundit gjatë kurorëzimit të Shah Mohammad Reza Pahlavit në vitin 1967. Aktualisht është në mbrojtje.

    Disavantazhi kryesor i teknologjisë autokrome, thanë përdoruesit, ishte ndjeshmëria e ulët ndaj dritës, gjë që kërkonte ekspozime të gjata.

    Një "asket endacak", me trup të veshur me hi dhe shoku i tij në Lahore, në Pakistanin e sotëm, më 1914.
    Një “asket endacak”, me trup të veshur me hi dhe shoku i tij në Lahore, në Pakistanin e sotëm, më 1914.

    Koha e ekspozimit për fotot autokrome edhe në ditët e ndritshme shtrihej në sekonda, që do të thotë se skenat e zhurmshme të rrugës ishin të pamundura për t’u kapur në mënyrë adekuate dhe portretet duhej të vendoseshin në mënyrë strikte.

    Një vajzë bullgare në Vladaya, Bullgari, në vitin 1918.
    Një vajzë bullgare në Vladaya, Bullgari, në vitin 1918.

    Fotografët e porositur nga Kahn, udhëtuan në më shumë se 50 vende dhe realizuan 72.000 foto me ngjyra, si dhe rreth 100 orë pamje filmike bardh e zi.

    Inxhinieri H. Sassey, kombësia e të cilit nuk specifikohet, në hyrje të tendës së tij gjatë një misioni vëzhgimi për Studimin e Hekurudhave të Afganistanit në vitin 1928. Përpjekjet e fillimit të shekullit XX për më shumë linja hekurudhore në të gjithë Afganistanin u braktisën, kryesisht për shkak të trazirave civile.

    Filmat fotografikë u përdorën nga fotografët e Kahnit për të kapur jetën e përditshme sa më qartë, që fotografitë me ngjyra nuk mund të bëheshin aq të qarta.

    Statuja prej çeliku e punëtores sovjetike dhe Gruas fermere mbi Lumin Sena në Paris. Ky monument ishte pjesë e një ekspozite në pavijonin e Bashkimit Sovjetik gjatë Panairit Botëror të mbajtur në Paris më 137.

    Kahn u detyrua t’i jepte fund projektit fotografik menjëherë pasi Depresioni i Madh shkatërroi tregjet financiare në botë.

    Një pamje nga lart tregon monumentin e Punëtores dhe Gruas Kolkhoz në të majtë përballë Shqiponjës Perandorake në majë të pavijonit të Gjermanisë naziste në të djathtë. Katër vjet pasi u bë kjo foto e vitit 1937, Hitleri nisi Operacionin Barbarossa, pushtimi i Bashkimit Sovjetik.

    Kahn falimentoi në vitin 1932. Ai vdiq në vitin 1940, menjëherë pasi forcat naziste pushtuan Francën.

    Imazhet që ai dhe fotografët e tij lanë pas, janë quajtur disa nga imazhet më të rëndësishme me ngjyra të bëra ndonjëherë. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Arrestohet zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, dyshime për korrupsion

    Lajmi i rradhës

    Virusi RS në Gjermani | Klinikat e pediatrisë në limitet e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë