Nikolloski: BE duhet t’i bëjë presion Bullgarisë për ta tërhequr veton

    Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski ditë më parë deklaroi se, qytetarët e Maqedonisë e kanë merituar prej kohësh fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, kjo është diçka që Maqedonia e meriton.

    “Fatkeqësisht, bllokada nga Bullgaria qëndron, një veto joparimore dhe një veto që cenon themelet e shtetit maqedonas, identitetin kombëtar maqedonas dhe gjuhën maqedonase”, tha Nikolloski.

    Nikolloski theksoi se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion të fortë ndaj Bullgarisë, në mënyrë që në qershor të hiqet vetoja dhe Maqedonia të marrë përfundimisht datën për fillimin e negociatave.

    Lajmi Paraprak

    Shaqiri: Marrëveshja e Ohrit nuk e ka zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare

    Lajmi i rradhës

    LSM sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të punës me protestë, kërkohet rritje e rrogave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë