“Nuhi Neziri, kryetar i dobët i Tearcës – asnjë mjet nuk ka ndarë për investime kapitale!”

    Komunikata e plotë e Lëvizjes Besa – Dega Tearcë për Nistorin:

    Edhe pse komuna e Tearcës dy vite është me kryetar të ri, ajo vazhdon të praktikoj avazin e vjetër dhe vazhdon të mos funksionoj ashtu siç duhet. Fillimisht, propozim programet çdo vit janë të njëjta, duke e bërë vetëm copy paste dhe duke mos ndryshuar asgjë. Fatkeqësisht, buxheti për vitin 2024 është vetëm për rroga dhe se në brendësi nuk ka asnjë mjet të destinuar për investime kapitale në të mirën e banorëve të Tearcës.

    Kjo garniturë komunale nuk shfaq aspak interesim për të konkurruar në projekte të ndryshme ndërkombëtare dhe të shfrytëzoj në mënyrë efikase fondet e BE-së. Kjo tregon se komuna nuk ka administrate efikase, të paktën për të fituar një projekt të vogël për rregullimin e infrastrukturës arsimore.

    Me keqardhje konstatojmë se edhe ky buxhet nuk ka asgjë për qytetarët, duke patur parasysh se komuna shpenzon 8 milion denarë për punësime me kontratë në vepër dhe kjo tregon ngarkesën që ia krijojnë buxhetit komunal, edhe duke e ditur se Tearca është komunë rurale dhe ka një buxhet të vogël vjetor.

    Ne, këshilltarët e Lëvizjes Besa vlerësojmë se avazi i njëjtë po vazhdon dhe për këtë janë bindur qytetarët dhe në zgjedhjet e ardhshme fituese do të jetë Lëvizja Besa, sepse ka program dhe platformë të qartë në menaxhimin e institucionit dhe shfrytëzimin e parasë publike.

    Lajmi Paraprak

    Për dallim nga Gjermania, ambasadori amerikan në Beograd nuk sheh shumë manipulime në zgjedhjet e Serbisë

    Lajmi i rradhës

    Si të sillem kur dikush qorton fëmijën tim?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë