Numri firmave në RMV 12 vite i njëjtë

    Në 12 vitet e fundit apo në periudhën 2009-2021, numri i firmave në Maqedoni ka mbetur i njëjtë. Të dhënat e Entit të Statistikës tregojnë se në këtë periudhë krahasuese, nuk ka ndryshuar dukshëm numri i firmave dhe në të dy vitet ka qenë afër 70 mijë biznese. Ndryshime ka vetëm në llojin dhe strukturën e bizneseve. Në vitin 2021 në totalin e ndërmarrjeve aktive në treg me afër 31 për qind kanë dominuar ato të tregtisë. Njëherësh me gati 83 për qind dominojnë firmat me një deri në nëntë të punësuar. Në 12 vite është zvogëluar nga 41 për qind në vitin 2009, në 31 për qind numri i firmave që merren me tregti. Ose thënë ndryshe, numri i firmave tregtare shënon ulje nga 29.270 në vitin 2009 në 21.869 në vitin 2021.

    Në vitin 2009 kanë punuar 8225 fabrika që kanë marrë pjesë me 11.6 për qind në totalin e firmave aktive, ndërsa 12 vite më vonë kanë qenë aktive 7778 fabrika apo afër 11 për qind. Për 12 vite është rritur numri i firmave ndërtimore nga 4004 në vitin 2009 në 5441 firma në vitin 2021. Është rritur edhe numri i hoteleve dhe restoranteve apo objekteve për përgatitjen e ushqimit nga 3938 firma në vitin 2009 në 4704 firma në vitin 2021.

    Ndryshime të mëdha nuk ka në këtë periudhë lidhur me numrin e punonjësve që punësojnë kompanitë e vogla që me 84 për qind dominojnë tregun me një deri në nëntë të punësuar në vitin 2009. Apo me fjalë tjera është zvogëluar për një për qind numri i kompanive të vogla që punësojnë shumicën e punonjësve në vend. Në këtë periudhë shënon ulje edhe numri i firmave të komunikacionit dhe magazinimit nga 6946 në 5493. Në vitin 2021, lidhur ne numrin e të punësuarve struktura e firmave është 7.3 për qind e bizneseve pa të punësuar ose me numër të pacaktuar punonjësish (pa të dhëna për të punësuarit), pastaj ndërmarrjet me 10 deri në 19 punonjës me 4.6 për qind, me 20 deri në 49 të punësuar, pjesëmarrja e të cilëve është 3.1 për qind. Me 2.1 për qind ndërmarrjet marrin pjesë me 50 deri në 249 punonjës dhe vetëm 0.3 për qind e ndërmarrjeve aktive kanë mbi 250 të punësuar.

    Nga ana tjetër në vitin 2009 në strukturën e numrit të punonjësve, pas dominimit të firmave me 9 punëtorë, pasojnë subjektet afariste pa punonjës (ose subjektet që nuk kanë shfaqur të dhënat e punonjësve) me 8.8 për qind, subjektet me 10-19 punonjës me 3.1 për qind, subjektet me 20-49 punonjës me 2.1 për qind, subjektet me 50 punonjës deri 249 punonjës me 1.6 për qind dhe vetëm 0.3 për qind e subjekteve aktive të biznesit kanë mbi 250 të punësuar.

    Me fjalë tjera mbetet gati të njëjtat firmat që punësojnë mbi 250 punonjës, përderisa po rritet numri i firmave që punësojnë deri 19 punonjës, prej 20 deri 49 punonjës, 50 deri 249 punonjës. Për kuriozitet po zvogëlohet edhe numri i firmave që nuk deklarojnë punonjës nga 8.8 në 7.3 për qind në 12 vitet e kaluara.

    Lajmi Paraprak

    “Një dorë” për të drejtat e fëmijëve në RMV!

    Lajmi i rradhës

    Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, pa arsye dhe çmim të qartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë