Nuredini: Kjo qeveri është e përkushtuar seriozisht në agjendën e gjelbër

    Drejtësia ekologjike në vete përmban përbërës ekologjik, ekonomik dhe social. Kjo Qeveri është e përkushtuar seriozisht në agjendën e gjelbër dhe gjetjen e një ekuilibri midis zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, tha Nuredini në fjalimin hyrës në debatin njëditor me titull “Baza e reformës së sistemit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe drejtësia ekologjike” u organizua dje nga Qendra për Kërkime Strategjike të ASHAM-it, përcjell Nistori.

    “Duke nisur nga fakti se mbrojtja e mjedisit jetësor është një nga parakushtet themelore për të gëzuar shumë të drejta të tjera njerëzore, ngjarja synonte të tërhiqte vëmendjen e publikut shkencor, profesional dhe të gjërë ndaj problemeve dhe sfidave në reformën e sistemit ligjor, veçanërisht për hapat e nevojshëm për të siguruar mbrojtjen ligjore dhe gjyqësore të mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaron Nuredini.

    Ngjarja, ashtu si vitet e kaluara u mbështet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup, dhe gjatë ngjarjes fjalim patën edhe Akademiku Vlado Kambovski, udhëheqës i Qendrës për Kërkime Strategjike në ASHAM, Kate Byrnes Ambasadore e SHBA në Shkup, Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, Ambasadori Clemens Koja, udhëheqës i Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, ekspertë të shumtë nga institucionet shkencore por edhe nga praktika si pjesë e Platformës për të Drejtën Ekologjike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq takon serbët e veriut të Kosovës: Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur

    Lajmi i rradhës

    Ndryshe nga BE, SHBA mbështet Kosovën për aksionin në veri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë