Ndryshe nga BE, SHBA mbështet Kosovën për aksionin në veri

    Ndryshe nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur sot mbështetje të plotë për aksionin e polisë së Kosovës në Veri, duke thënë se Prishtina ka të drejtë të vendosë rendin në të gjithë territorin e vendit.

    Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se Uashingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar përpjekja e institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit në komunat më shumicë serbe. SHBA bën thirrje që të gjithë ata që sulmuan policinë e Kosovës dhe gazetarët të ndiqen penalisht.

    “E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë ky zëdhënës për Express i pyetur për zhvillimet e ndodhura gjatë aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës.

    Ky reagim ka qënë i ndryshëm me atë të kryediplomatit europian Josep Borell, i cili ka thënë se aksionet e njëanshme që cënojnë sigurinë. Sipas Borrell, të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Nuredini: Kjo qeveri është e përkushtuar seriozisht në agjendën e gjelbër

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV-së të përgatiten për shtrenjtimin e radhës së energjisë elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë