Nxënësit në RMV nuk ndjehen të sigurtë

    Fotografi ilustruese

    “Vetëm 27% e të rinjve ndjehen plotësisht të sigurt në shkollat e vendit”, kjo u tha në panelin e diskutimit të organizuar nga Koalicioni i Organizatave Rinore “TANI” me temën “Si deri në shkolla pa dhunë”. Në ngjarje u diskutua edhe për nevojat dhe sfidat e shkollave në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të ndryshme të dhunës. Pjesë e këtij paneli në mënyrë aktive morën pjesë mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional nga shkolla të mesme dhe fillore, institucione, organizata civile, si dhe nxënës, të cilët konfirmuan se mund të jenë partner të stafit pedagogjik dhe bashkëpunëtor profesional në shkolla për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve.

    Përfaqësues nga Unioni i Gjimnazistëve të RMV-së diskutuan se si mund të kontribuojnë në reduktimin e të gjitha formave të dhunës në shkolla, ndërsa bashkëpunëtorët profesional theksuan kapacitetet dhe sfidat aktuale për përballimin e dhunës në shkolla.

    “Për të parandaluar dhunën në shkolla duhet qasje e përfshirjes esenciale e nxënësve si dhe e gjithë palëve të interesuara në shkolla, siç janë shërbimet profesionale, organet e shkollës, prindërit, etj”, tha Zoran Ilieski drejtor i koalicionit të organizatave rinore “TANI”.

    Ndërsa Tomislav Gajtanoski udhëheqës i projektit “Promovimi i mjedisit të sigurt në shkolla”, shprehet i habitur se si dhuna fizike është reduktuar deri diku, por siç thotë ai, dhuna në shkolla shfaqet në forma të ndryshme si ajo verbale, sociale, dhe psikologjike.

    “Shkollat kanë nevojë për mbështetje për tu marrë me dhunën kibernetike e cila po fiton vrull në periudhën pas Kovid19. Nga ana tjetër, studentët pajtohen se organizatat studentore mund të jenë faktor serioz dhe të kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes për pasojat e formave të ndryshme të dhunës”, u shpreh ai.

    Ky panel-diskutimi u organizua në kuadër të projektit “Promovimi i mjedisit të sigurt në shkolla”, dhe si qëllim ka realizimin e të drejtave të fëmijëve për arsim cilësor në një mjedis të sigurt dhe pjesëmarrës. Nëpërmjet këtij projekti pritet të përmirësohet zbatimi i dispozitave ligjore për pjesëmarrjen e nxënësve në procese vendimmarrëse dhe mbrojtjen e fëmijëve, forcimin e kapaciteteve të shkollave fillore dhe të mesme në parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla, si dhe avancimin e metodave të teknikave për mësimdhënësit që mbështesin dhe nxisin mbrojtjen, pjesëmarrjen dhe mundësinë e barabartë për të gjithë nxënësit. Për nevojat e këtij projekti është bërë një anketë fillestare në 25 shkolla (13 fillore dhe 12 të mesme), 810 nxënës, dhe 370 mësimdhënës, 74 bashkëpunëtor, dhe 673 prindër. /koha/

    Lajmi Paraprak

    NIS GARA PËR PUNËSIME! Shpallje gjithandej para zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    Bie pritshmëria për anëtarësim në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë