“Okupatori fashist bullgar” do të fshihet nga librat dhe përmendoret

    Nëse nuk zgjidhet kontesti me Bullgarinë mundet edhe 27 vjet të jetojmë me bllokadë, siç ishte rasti me Greqinë dhe prandaj nevojiten vendime të mençura për t’u zgjidhur problemi. Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili tha se nuk do të ketë fshirje të historisë, pas paralajmërimeve se do të ndryshohen librat dhe përmendoret ku shkruan okupatori fashist bullgar.

    Historia thotë, Bullgaria e atëhershme, mbretëri- qeveria fashiste ka marrë vendim të hyjë në pakt me vendet fashiste. Republika e Maqedonisë në atë kohë, populli maqedonas dhe të gjithë qytetarët që kanë jetuar, kanë marrë vendim t’i bashkëngjiten luftës antifashiste. Dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Dhe askush nuk e prek atë histori”, deklaroi Zaev./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkolla në Idrizovë, premtim i çdo partie politike gjatë fushatës zgjedhore

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Ka pasur ofertë të shkojmë në Bruksel të flasim për bllokadën në veri, por Beogradi refuzoi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë