Osmani: Brenda 48 orëve mund të shpërthejë konflikt në Lindjen e Mesme

    Bujar Osmani tha se NATO ka paralajmëruar se pritet një konflikt i gjerë në Lindjen e Mesme dhe për këtë u rekomandoi të gjithëve që janë në zonën mes Iranit dhe Izraelit të largohen nga aty.

    Osmani tha se kjo pritet të ndodhë në 48 orët e ardhme.

    “Para 30 minutave nxora një kumtesë si Ministri e Jashtme dhe paralajmërova njerëzit se në 48 orët e ardhshme mund të ndodhë një konflikt shumë i madh në Lindjen e Mesme dhe u rekomandova të gjithë njerëzve nëse janë në Lindje të Mesme, diku mes Iranit dhe Izraelit, ta lëshojnë sa më shpejtë atë zonë për shkak se paralajmërimet nga NATO janë se pritet një konflikt i gjerë atje”, tha Osmani

    Lajmi Paraprak

    Ilire Dauti: bëni kujdes kë e votoni, rezultati i 24 majit do të përcaktojë fituesin më 8 maj

    Lajmi i rradhës

    Si të zbardhni peshqirët në shtëpi me metoda natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë