Osmani: sulmi në Gaza është akt jo human i terrorit për të cilin nuk ka asnjë justifikim

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe njëherit kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në spitalin e Gazës të Palestinës nga ana e Izraelit, ku si pasojë mbetën të vrarë qindra civilë të pafajshëm palestinezë, përcjell Nistori.

    “Sulmi në spitalin dhe shkollën në #Gaza që si pasojë la qindra viktima civilë është akt jo human i terrorit për të cilin nuk ka asnjë justifikim. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet dhe civilët duhet të mbrohen plotësisht me çdo kusht. Autorët e këtij akti duhet të identifikohen qartë dhe të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Osmani.

    Ndryshe, izraelitët bombardojnë spitalin në Gazë, ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se 500 persona janë vrarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komisioni Europian propozon forcimin e mekanizmave për pezullimin e vizave

    Lajmi i rradhës

    “NË RMV MË LEHTË MBIJETOJNË KRIMINELËT”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë