Pak për partinë, pak për qytetin!

    Anëtarët e këshillit të komunës Dibër në aktivitetet e tyre thonë se përcaktimi kryesor i çdo këshilltari është të kontribuoj për zhvillimin e Dibrës. Por, në bisedën që patëm me disa këshilltar të disa partive politike që janë në këshillin e komunës mes tjerave u theksua fakti nga disa vjen në shprehje edhe politika partiake. Janë të bindur si këshilltar se dibranët ata i kanë përzgjedhur që të ndikojnë drejtpërdrejt në politikat lokale në të gjithë sferat e jetës. Prandaj siç thanë, ato edhe për çështje shumë domethënëse të cilët trajtohen në Këshillin komunal tentojnë që gjithmonë të japin kontributin e tyre për një Dibër më të mirë, shkruan Koha.

    Këshilli i Komunës Dibër ka 15 këshilltarë nga pesë parti politike edhe atë BDI, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, LSDM dhe VMRO DPMNE. Anëtarja e këshillit Bleta Sela nga radhët e Aleancës për Shqiptarët në lidhje me përcaktimet primare të angazhimit të saj në këshillin e komunës, thotë se gjithmonë është në anën e interesave të qytetarëve. “Ne si parti politike i kemi vendosur detyrë vetes që të dëgjojmë kërkesat e qytetarëve të ndershëm që ia duan të mirën Dibrës. Dibra është vendlindja e jonë prandaj anëtarësia në këshill nuk duhet të përdoret për interesa private apo partiake”, thotë Sela.

    Bashkim Mashkulli, këshilltar i BDI-së, në lidhje me angazhimin e tij thotë se është krejt normale që këshilltarët të vendosin gjithmonë në interes të Dibrës. “Unë janë i përzgjedhur nga populli prandaj kur nuk do të kisha keqpërdorur këtë përkrahje dhe do të jem gjithmonë në përkrahje të popullit. Dibra është primar në aktivitetin tonë edhe pse jemi anëtar të partive të ndryshme politike”,thotë Mashkulli.

    Këshilltari Lumi Croi nga radhët e Alternativës thekson se përcaktimi i tij primar për tu bërë këshilltar ka qenë dhe mbetet angazhimi për një Dibër më të mirë. “Në debatet e shumta rreth çështjeve, vendimeve, dhe angazhimeve tona në këshill, në radhë të parë është të mbrojmë interesin e këshillit të Dibrës. Por është krejt normale që në disa momente të ketë në përcaktimet tona edhe politikë meqë jemi anëtar të partive politike”, thotë Croi.

    Emin Vërzivolli gjithashtu është këshilltar në Këshillin e Dibrës, thotë se shpesh herë edhe pse jemi anëtar të këshillit të komunës ka edhe politik lokale. “Kur janë tema politike ne si këshilltar prezantojmë dhe mbajmë interesat të partive që u takojmë. Normalisht, kur bëhet fjalë për Dibrën pa marrë parasysh sferat atëherë qëndrimi i jonë është i qartë, Dibra është në rend të parë”, shprehet ai. Edhe anëtari i Aleancës për Shqiptarët, Shkëlqim Xhafa potencon se duhet të kemi parasysh gjithmonë interesin dibran. “Këtu në këshill jemi që të debatojmë dhe të gjejmë zgjidhje më të mira për Dibrën. Duam një Dibër më të mirë, pa probleme dhe me një zhvillim më të fuqishëm. Prandaj gjithmonë do t’ju kundërvihemi vendimeve që ofrohen nga institucionet të tjera lokale kur ata nuk janë në interes të qytetit dhe fshatrave.

    Këshilli i komunës në përbërjen e re pas zgjedhjeve lokale të fundit deri tani ka realizuar 24 seanca dhe mund të theksohet fakti se deklaratat që dhanë për gazetën KOHA, këshilltarët janë objektiv. Kryetari i këshillit të Dibrës Fuat Spahiu potencon se aktiviteti i të gjithë anëtarëve të këshillit është në nivel, bashkëpunimi në mes këshilltarëve poashtu është në nivel dhe është mirë që këshilltarët angazhohen së pari për zhvillimin e Dibrës. 

    Lajmi Paraprak

    NDËRTIMI I KORRIDORIT 8 | 650 milionë euro për ndërtimtarët vendorë

    Lajmi i rradhës

    Rritje “joproporcionale” e pagave në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë